“DashArt”, miku i arteve

Sot, më 20 janar 2024, nisi jetën “online” një portal i ri: DashArt.al. Promovues i artistëve dhe arteve.


Nga Dash Frashëri,
Botues i DashArt.al

Sot, më 20 janar 2024, nisi jetën “online” një portal i ri: DashArt.al.

Një iniciativë dashamirëse, në mbështetje dhe në promovimin e arteve pamore, dhe me një fokus gjithpërfshirës.

Si dashamirës i artit – dikur ëndërroja të bëhesha piktor – besoj dhe shpresoj se kjo nismë të ndihmojë sadopak në përhapjen e vlerave artistike, rikujtimit të artistëve që kanë shkruar historinë e arteve shqiptare, promovimin e piktorëve, skulptorëve, kuratorëve, lajmeve nga ekspozitat, publikimin e punëve të krijuesve, muzeve të artit, galerive, koleksionistëve privatë, por dhe artizanëve.

Gjithashtu, në vëmendje do të jenë edhe legjendat botërore të arteve, tendencat e reja, stilet dhe teknikat e ndryshme krijuese.

Besoj se “DashArt” do ta kryejë misionin për të cilin është krijuar!

Faleminderit të gjithëve!

Lexo më shumë nga

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.