Pablo Picasso, babai i kubizmit
Piktori i madh spanjoll ishte jashtëzakonisht pjellor, duke krijuar mijëra vepra.
Nga Saimir Kadiu
Piktori i madh, Pablo Picasso (25 tetor 1881 – 8 prill 1973), është artisti më dominues dhe me ndikim ne artin e gjysmës së parë të shekullit të 20-të.
Pioner i kubizmit, së bashku me Georges Braque, ai ka kontribute te padiskutueshme edhe per Simbolizmin dhe Surrealizmin.
Nje artist i madh dhe nje personalitet i njohur karizmatik.
Marrëdhëniet e tij të shumta me gratë jo vetëm që filtruan në artin e tij, por gjithashtu drejtuan rrjedhën e tij duke misheruar artistin bohem modern në imagjinatën popullore.
Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.
Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”.
Pikaso ishte jashtëzakonisht pjellor në artin e tij. Numri i përgjithshëm i veprave që ai ka prodhuar arrijnë në rreth 50 mijë.
Politikisht Picasso ishte nje pacifist por ne vitin 1944 u bashkua me Partine Komuniste Franceze dhe derisa vdiq mbeti besnik i saj, pa lexuar asnje rresht nga Marksi apo Lenini.
Sipas ditareve te Jean Cocteau, Picasso njehere ka thene duke iu referuar komunisteve : “Une iu bashkova nje familjeje dhe si ne gjitha familjet pashe shume m…”
Punimet e Pablo Picassos janë ekspozuar prej kohësh në shumë vende nëpër botë, por kurrë në Shqipëri, para vitit 2010, kur pikturat e tij u bënë pjesë e një ekspozite në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Koleksioni prej 71 veprash, (me vlerë prej 26 milionë dollarësh), përveç Pikasos, kishte punime në kanvas nga artistë të tillë si; Paul Klee, Renee Magritte, Marc Chagall, Piet Mondrian, Francis Bacon, Anthony van Dyck, dhe Guido Reni, Andy Warhol etj.
Këto piktura, pronë e koleksionistit italian Francesko Martani, u ekspozuan në Shqipëri, më 2010, në kuadër të veprimtarive kulturore gjatë muajit të miqësisë italo–shqiptare.