Qamil Prizreni, “Mjeshtri i Madh” i dritës
Prizreni konsiderohet si piktori i ngjyrave të ndezura. I akuareleve të bukura dhe kompozimeve të fuqishme.
Nga Dash Frashëri
Qamil Prizreni konsiderohet si piktori i ngjyrave të ndezura dhe i lojës së dritës.
I akuareleve të bukura dhe kompozimeve interesante.
Autoportret i Qamil Prizrenit (1969)
Autoportret i Qamil Prizrenit (1982)
Veprat e tij ndër vite janë një kontribut të madh në Historine e Artit Shqiptar.
Qamil Prizreni është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së kohës, Ilir Meta, më 3 prill 2021, “Për kontributin e veçantë në trajtimin e temave historike kombëtare, në pikturë dhe në filatelinë shqiptare. Një ndër piktorët origjinalë dhe modern, sidomos në gjininë e kompozimit, portretit e peizazhit, për realizimin e tyre me frymë të thellë kombëtare”.
“Zoti Qamil Prizreni është një nga piktorët më të njohur të vendit, i cili ka marrë pjesë për më shumë se gjysmë shekulli në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marrë edhe vlerësime nga më të lartat. Veprat e zotit Prizreni janë të njohura për trajtimin e temave historike e kombëtare si në pikturë, ashtu edhe në filatelinë shqiptare”, tha Presidenti Meta në fjalën e tij të rastit.
***
Piktori Prizreni ka lindur në Tiranë më 27 qershor 1938.
“Liceist” i talentuar, Prizreni (në rreth – foto e vitit 1959), u dallua mënjëherë për stilin dhe ngrohtësinë e realizimeve të tij.
“Pazari i Vjetër”, vizatim i vitit 1958 .
Fillimi i Rrugës së Dibrës, 1958
Sheshi “Skënderbej”, 1968
“Lidhja shqiptare e Prizrenit”, e vitit 1968, është një nga punët më të njohura të Prizrenit.
Gjithmonë i gatshëm për punën e tij të bukur të radhës.
Krijimtaria dhe veprimtaria e artistit njihet jo vetem në Shqipëri por edhe jashte kufijve duke prezantuar vepra të mrekullueshme me tematika të ndryshme.
Piktura e tij dallohet me lehtësi nga ata që e kanë ndjekur ndër vite, pasi artisti krijon ashtu siç e ndjen ai pikturën, ngjyrën dhe lojën e dritës.
Ky kompozim quhet “Pajtoni i nuses”. Një punë me të vërtetë e bukur.
Çdo punë është e menduar, është vepër e një reflektimi artistik.
Tiranset e bukura janë një pikë referimi për Prizrenin.
Peizazhi në pikturën e Qamil Prizrenit përkthehet përmes një stilizimi sa naiv, aq dhe artistiko-simbolik me ngjyra të ndezura, duke i veshur nën petkun e vërtetësisë së ndjenjës.
Kompozimet e tij prezantohen si një mozaik i ndërthurur bukur midis tematikës, peisazheve , portreteve, të gërshetuara me mjeshtëri nga artisti, duke krijuar një profil artistik profesional.
Akuareli është një dashuri e madhe për Qamilin.
Pikturon kudo. Në Shqipëri, apo jashtë vendit.
Lugina e Valbonës, Shqipëri.
Monumenti i kompozitorit të famshëm, Bethoven / Bon, Gjermani.
I pëlqejnë kostumet popullore dhe vallet autoktone tiranase.
Por, edhe kostumet e krahinave e frymëzojnë.
Kostum çam
Dropull
Lunxheri
Edhe muzika është brenda shpirtit të tij.
***
Qamili nuk ndalet së pikturuari edhe pse është 85 vjeç. Arti nuk njeh kufizim moshe!
______________________________
Tiranë, më 23 janar 2024