“Arti i Ikonografisë në Shqipëri”

Albumi “Arti i Ikonografisë në Shqipëri” i Andrea Llukani dhe Ylli Drishti ka pasuruar bibliotekën e historisë së artit mesjetar në Shqipëri.


Nga Prof. Dr. Hajri Shehu

Albumi “Arti i Ikonografisë në Shqipëri” i autorëve Andrea Llukani dhe Ylli Drishti është një botim serioz, që ka pasuruar bibliotekën e historisë së artit mesjetar në Shqipëri.

Ai përmban një koleksion unikal veprash ikonografike të shekujve XIV-XX, që ndodhen të ekspozuara në muzetë kryesorë kombëtarë të Shqipërisë, në Tiranë, Berat dhe Korçë.

Teksti i albumit është prezantues, analizues e vlerësues dhe evidenton ikonografët më të rëndësishëm, që kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre në Shqipëri nga shek. XIV-XX.

Albumi shoqërohet me fotografi cilësore me ngjyra të veprave (ikonave) të çdo artisti ikonograf në formë kronologjike, si edhe me imazhet e ikonostaseve, kishave dhe objekteve të ndryshëm liturgjikë, që ndodhen në muzetë kryesorë kombëtarë të Shqipërisë, si Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë; Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë; Muzeu Kombëtar “Onufri”, Berat dhe në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë.

Dy autorët e këtij botimi janë specialistë të njohur në studimet mbi artin mesjetar shqiptar.


Andrea Llukani


Ylli Drishti

Nëpërmjet botimit të albumit “Arti i ikonografisë në Shqipëri” u bë e mundur krijimi i një panorame të plotë të veprës së ikonografëve, që kanë ushtruar aktivitetin e tyre në Shqipëri si: Onufri, i biri i tij Nikolla, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Zografët, Çetirët, Mihal Anagnosti etj.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.