“Retro” – Mjeshtri Medi Halilaj rikthen në jetë një Polski 125 P
Mjeshtri Medi Halilaj, restaurator i shquar i Komunitetit Retro, vjen me një tjetër krijim të mrekullueshëm.
Nga RETRO
Mjeshtri Medi Halilaj, restaurator i shquar i Komunitetit Retro, vjen me një tjetër krijim të mrekullueshëm nga duart e tij të arta. Këtë herë, ai ka rikthyer në jetë një Fiat Polski 125 P nga viti 1987 dhe e ka përshtatur atë si një mjet të Policisë Rrugore!
Kjo makinë e restauruar me kujdes të veçantë dhe dashuri për detajet, nuk është e para me këtë tematikë, por me siguri është një vlerë e shtuar për Koleksionin Retro dhe Muzeun RON!
Jemi të befasuar nga aftësia e tij për të risjellë në jetë pjesë nga e kaluara dhe për të mbajtur gjallë kujtimet e një kohe tjetër. Bravo, Medi!
Shfletoni galerinë tonë për të parë çdo detaj të kësaj pune të mrekullueshme të restaurimit, si dhe automjetet e tjera të restaururara me të njëjtën tematikë!