“Xhubleta”, skulptori Petrit Bilali zbukuron me mozaik Shkodrën
Bashkia e Shkodrës nisi zbatimin e projektit për rivitalizimin kulturor të hapësirave publike.
Bashkia e Shkodrës nisi zbatimin e projektit për rivitalizimin kulturor të hapësirave publike.
Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci i cili postoi në rrjetet sociale elementin e parë të vendosur në rrugë.
“Pjesë e një projekti mjaft kompleks “Rivitalizimi Kulturor i Hapësirave Publike” – është vendosur sot elementi i parë kompozues, një “prekje artistike” e kuruar me kujdes dhe e instaluar nga skulptori Petrit Bilali dhe disa studentë të departamentit të arteve, Shkodër.
“Xhubleta”, tematika e përdorur në rrugën e parë pilot është pasuri botërore e Trashëgimisë Jomateriale, tashmë në listat e UNESCO-s.
Elementet dekorative të saj janë pasuri artistike, pasuri simbolike, estetike dhe liturgji e besimeve të lashta.
Janë përzgjedhur disa nga “Totemet” e Xhubletës dhe janë sjellë si një vepër publike.
Vetë gjuha e përzgjedhur “Mozaiku Artistik” është komponent i Trashëgimisë Kulturore, i cili njëkohësisht trajtohet si një gjetje rastësore arkeologjike.
Për më tepër arti shijohet dhe ka elementin surprizë”, shkruan Beci në rrjetet sociale.
Sipas tij, ky është vetëm hapi i parë i zbatimit të këtij projekti që i kthen hapësirat publike në hapësira kulturore.
Mozaiku është realizuar nga skulptori Petrit Bilali, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër.
Pjesë e një projekti mjaft kompleks “Rivitalizimi Kulturor i Hapësirave Publike” – është vendosur sot elementi i parë…
Posted by Benet Beci on Saturday, February 3, 2024