Ekspozita “Mur”, një koncept artistik i lirisë krijuese

Ky është edicioni i 5-të. Ekspozita në Galerinë “Vilson Kilica” do të qëndrojë e hapur, deri më 20 shkurt 2024.


Nga Irina Hysi
Menaxhim Art

Simboli “Mur’:- Për shumë shekuj ai ka qenë një simbol i besimit dhe shpresës për shumë breza hebrenjsh, madje një vend pelegrinazhi dhe lutjeje. Në vitin 1334, udhëtari çifut Isak Celo shkroi: “Muri perëndimor është ai që qëndron përballë tempullit të Omar ibn al Khattab dhe që quhet Porta e Mëshirës. Shumë vijnë në këtë vend për të bërë lutjet e tyre. Në ditët e sotme ky mur është një nga shtatë mrekullitë e qytetit të shenjtë”. E gjithashtu më shumë; se një milion shënime lutjesh, futen çdo vit midis gurëve të Murit Perëndimor gjë që është kthyer në një traditë jo vetëm për turistët nga e gjithë bota, por edhe për të famshmit e nivelit të lartë që vizitojnë Izraelin nga jashtë. Sipas mësimeve të të urtëve, aspekti kryesor i lutjes është puna që njeriu bën në zemër. Edhe Obama la në 2008, një shënim me një lutje në mur, Hilari Klinton, Papa Gjon ( 2005)pali etj…

Për muret, kanë shkruajtur shumë shkrimtarë të njohur, një nga librat dhe poezia e famshme e Kavafit Konstandin me titull:- Muret

Po jua përkthej nga greqishtja!

MURET
_________
Pa menduar, pa keqardhje, pa kujdes,
rreth meje ndërtuan mure të mëdha t’ larta.
Dhe unë ulem dhe dëshpërohem tani këtu…
Nuk mendoj për asgjë tjetër:
mendja më konsumohet nga kjo pasuri;
sepse kish” shumë gjëra për të bërë jashtë.
Oh, kur ata po ndërtonin muret,
si nuk mund të vura re?
Por unë kurrë nuk kam dëgjuar tingull,
apo zërin e një muratori.
Në mënyrë të padukshme,
më mbyllën nga bota e jashtme!
Constantine P. Cavafy
(1896)

***

Ekspozita është forma kryesore e komunikimit si qëllim edukativ dhe kulturore të së cilës arrihen nëpërmjet demonstrimit të ekspozitave, të organizuara dhe vendosur në përputhje me konceptin e themelimit grupal “Mur” të zhvilluar në Galerinë e Artit të Fierit “Vilson Kilica”, me edicionin e pestë të tij artistik me pjesëmarës Themeluesit e grupit artistet e mirënjohur Mustafa Arapi dhe Adrian Devolli, Mira Kuçuku, Idriz Balani, Agron Polovina, Fatmir Tufina, Violeta Kongo, Leon Cika, Llambrini Dëna Fatmir Minga, Luan Borici, Arben Meksi dhe Marjana Goxhabelliu.

Me ekspozitën “Mur” kuptojmë një sistem integral objekt-hapësinor në të cilin artet ekspozuese bashkohen nga një koncept konceptual.

Organizimi i ekspozitës ndahet në disa zhanre artistike – piktorë, skulptorë, qeramistë, karikaturistë,
Rendi i grupimit dhe organizimit të veprave ekspozuese bazohet në përmbajtjen e ekspozitës Mur, si metoda e ndërtimit të grupit dhe vazhdimësi e ekspozimit.

Kjo ekspozitë synon të zbulojë një koncept artistik të lirë nga “Gjuha e Arteve të Bukura”, si dialogu i parë”. Demonstrimet e veprave, përfaqësojnë koleksione artistike ku shoqërohen me etiketat përkatëse të emrave të artistëve.

Piktura e Mustafa Arapit, shprehet artistia Xhixhi, e shoqja e piktorit, ka harmoni universale, luan me formën, me ngjyrat, me detajet me perspektivën, një vizatues unik që e bën gjithë pikturën një muzikalitet dhe simfoni bethovjane ku luajnë instrumentët artistik.

Piktura imagjinare e Fatmir Tufines shpreh vehteveten në një moment lutjeje për kohët që jetojmë.
Gjuha në veprën artistit Agron Polovina kësaj radhe ndryshe nga peisazhet në ekspozitat e tjera rivjen me kompozime të formatit të madh ku vepra është pjesë e një cikli inspiruar nga poezia popullore shqipe e vjetër, por e sjellë me një gjuhë të huazuar nga piktura pasbizantine, sepse si rregull per të thënë diçka duhet të gjesh dhe mjetin me kompozim që quhet fjetja e virgjëreshës duke inspiruar për një kohe tjetër duke sjellë në këtë kohë problematikat e saj me gjuhën e gjetur.

Për artisten Violeta Kongo ka gjithmonë dialog me veprën, është një koncentrat diaologu me vetveten pasi ke përzgjedhur nga diologët me gjithë botën.

Për drejtoreshën e galerisë Elenica Paloli, galeria është e hapur për artistët për një dialog të hapur në gjitha zhanret artistike dhe jo vetëm.

Metoda sistematike e ekspozimit përfshin përzgjedhjen, rregullimin dhe interpretimin e objekteve homogjene në përputhje me sistemin e klasifikimit të një disipline ku ju lejon të tregoni evolucionin estetik artistik i cili ruan ose rindërtohet mbi bazën ekzistente për epokën tonë. Meqenëse ky kompleks riprodhon lidhjet dhe marrëdhëniet reale ose tipike artistike, në përmbajtjen e tij dhe në perceptimin vizual ku Grupi Mur” përfaqëson një tërësi të plotë.

Tiparet stilistike të ekspozimit Mur grupal zakonisht shërbejnë si një lidhje që lejon që pikturat, skulpturat, qeramika etj. ngjyrimisht të kombinuara në një harmoni të vetme. Ky parim për të ndërtuar ekspozitën e Grupit “Mur”, kuruar me dashuri nga galeria edhe të menduar rreptësisht, duke iu nënshtruar një ritmi të qartë dhe një stili të unifikuar. Ekspozita ju lejon të gjurmoni shijet artistike dhe idetë e secilit si një tërësi e vetme stilistike; ku e veçanta e peisazhit rikrijon marrëdhëniet natyrore. Grupimi artistik si biogrup është një kompleks mendimesh të integruara dhe idesh ku kombinohet nga shumë faktorë, duke përfshirë profilet artistike te secilit, temën dhe qëllimet e ekspozitës, specifikat, madhësinë e hapësirës së ekspozitës etj.

Rëndësia dhe nganjëherë aktualiteti i temave të ekspozitave vendos kërkesa të veçanta për zgjidhjet artistike. Ekspozitat rrisin ndjeshëm rolin edukativ social dhe zgjerojnë gjeografinë e aktiviteteve udhëtuese si shkëmbim në mënyrë aktive, gjë që kontribuon, në pasurimin e ndërsjellë të kulturave të ndryshme dhe komunikimin artistik te ndërsjellë, në mjedisin social kulturor!

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.