“IntroSpection”, mesazhet e fuqishme të Tonit Milaqit

Piktor Toni Milaqi çel ekspozitën e tij në Galerinë e Artit Tiranë. E hapur, deri më 5 mars 2024


Piktori i njohur Toni Milaqi çeli të martën (13 shkurt) në Galerinë e Artit Tiranë ekspozitën e tij, të titulluar “INTROSPECTION” – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës”

Një ekspozitë interesante, e piktorit të diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dhe që jeton prej vitesh në Greqi.

Ekspozita paraqet një rrugëtim në kohë dhe periudha të ndryshme të krijimtarisë së artistit, duke përfshirë peizazhe urbane dhe rurale, autoportrete, portrete të rrethit familjar, kompozime me tema politike dhe spirituale.

Toni Milaqi, lindur në vitin 1974 në Tiranë dhe banues në Athinë, Greqi, studioi për pikturë në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe më pas në Akademinë e Arteve të Shqipërisë (sot Universiteti i Arteve), për pikturë monumentale.

Me një karrierë 30-vjeçare, ai ka organizuar disa ekspozita personale nëpër botë, duke përfshirë “De la violence et d’autres demons” (2016) në Desmos Galerie, Paris; “The Sleep of Reason Produces Monsters” në Balkan Art Gallery, Xanthi (1999); Astrolavos Gallery, Piraeus (1996), dhe Dimokritos Gallery, Athinë.

Në përurimin e ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur, deri më 5 mars,  morën pjesë artistë, studieues të artit, miq të piktorit dhe dashamirës.

(Fotot nga Galeria e Artit Tiranë)

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.