Mira, “Hyjnesha” e qeramikës!
Skulptorja Mira Kuçuku mbush sot 70 vjeç. Një jetë në art! Gëzuar artiste!
Nga Dash Frashëri
Dilema për të uruar një artiste për përvjetorin e 70-të saj, shpesh kthehet në një emocion intrigues, për të zgjedhur një foto që mund të simbolizojë gjithë jetën artistike të saj.
Të zgjedh këtë?
Apo kjo i përshtatet më mirë?
Ndoshta kjo e përkufizon plotësisht?
Hëm… Kjo si një mendimtare më e plotë!
Skulptorja e famshme e qeramikës mbush sot 70 vjeç.
Një jetë në art!
Plot suksese personale dhe sigurisht, me dhjetëra pjesëmarrje në ekspozita individuale dhe kolektive.
Me punë që zbukurojnë ambientet e qindra koleksionistëve kudo në botë.
Si vetë Mira me mirësinë e saj të shkruar në gjithçka të sajën!
Mira mbetet simbolikisht “hyjnesha e qeramikës” shqiptare!