Skulptori Qazim Arifi ekspozon në Los Anxheles
Skulptori i mirënjohur është paraqitur sërish në SHBA, në një ekspozitë ndërkombëtare prestigjioze, “USA Tours”
Skulptori i mirënjohur Qazim Arifi është paraqitur sërish në një ekspozitë ndërkombëtare prestigjioze, “USA Tours”
Kësaj radhe në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku nga data 14-18 shkurt u paraqitën disa nga artistët më të famshmëm të artit modern dhe bashkëkohor.
Ekspozita konsiderohet si një nga më të rëndësishme në një prej qyteteve më të rëndësishme amerikane, në lidhje me artin.
Skulptori shqiptar u paraqit me disa krijime të tij, ndërsa në foto e mëposhtme është Papa Benedikti XVI.
E njëjta ekspozitë do të hapet edhe në Majemi, të shtetit amerikan të Floridës.
Arifi ka marrë pjesë edhe më parë me punimet e tij në SHBA.
Qazim Arifi konsiderohet si “poeti i skulpturës”, nga kritiku me famë ndërkombëtare Vittorio Sgarbi.
Arifi është përzgjedhur nga kritiku i famshëm italian, Angelo Crespi, si një ndër 80 skulptorët më të mirë në botë, ku mund të investojnë koleksionistët dhe galeritë më prestigjoze.
Qazim Arifi ka realizuar edhe bustet e ish-presidentëve të SHBA-ve, Barack Obama, Ronald Reagan.
Ai është nderuar me certifikata ndërkombëtare, për pjesëmarrjet e tij.