Idriz Balani, skulptori i heronjve!
Një skulptor shumëdimensional: i shtatoreve gjigante, kompozimeve komplekse dhe busteve të arrira
Nga Dash Frashëri
Në fakt, të shkruaja një profil të skulptorit konispolas, Idriz Balani, ishte një dëshirë e hershme, qysh kur vizitova ekspozitën e tij më 27 shtator 2023, të hapur në Galerinë e Artit në Tiranë, së bashku edhe me piktoren Marjana Goxhabelliu. Një ekspozitë e shumëvizituar nga artdashësit dhe artistët.
Një skulptor shumëdimensional: i shtatoreve gjigante, kompozimeve komplekse dhe busteve të arrira. Me punime në mermer, bronz, gur.
71-vjeçari Balani sot ështe një autoritet i respektuar dhe kontributor i madh në artet pamore shqiptare.
Gjithmonë pranë mjeshtrave të mëdhenj të skulpturës monumentale, si legjenda Mumtas Dhrami, duke mësuar sekretet e kryeveprave.
***
Profili monumental i Idriz Balanit konstatohet edhe nga përzgjedhja e diplomës së tij, “Partizania (1978), frymëzuar nga akti heroik i Heroinës së Popullit Zonja Çurre!
Qysh atëherë, në këto 46 vjet krijmtari ai krijoi me qindra vepra, njëra më e bukur se tjetra.
“Vallja e Osman Takes” është një kryevepër. Kompozimi i valltarëve është mbreslënës.
Busti i klerikut poliedrik Fan Noli, në Durrës, iu besua mjeshtrit Idriz Balani.
Inaugurimi i bustit të Fan Nolit në Durrës te kisha që e themeloi vite.
Edhe Idriz Balani ka versionin e tij të Skënderbeut. Madje ka punuar disa të tillë.
Heronjtë e tërheqin. Porositësit i besojnë mjeshtrit Balani.
William Walker, ambasadori i OSBE-së, i cili denoncoi në 1998, “Masakrën e Reçakut”, të kryer nga serbët.
Luftëtari Isa Boletini…
… patrioti Hasan Prishtina…
Heroi Adem Jashari…
… dëshmorët Metush Krasniqi, Isa Kastrati apo Ismet Asllani,
Bustet janë të panumërta!
Edhe Balani nuk i ka shpëtuar “kurthit të nudove”!
Pjesëmarrës i rregullt në ekspozita personale dhe kolektive.
***
Galeria “Balani” është një muze i bukur!
Bocete pa fund. Krijime të bukura.
Gjithmonë ka qenë në vëmendjen e medias.
Interesant, duke fakti që Idriz Balani ka dhënë një leksion në Miami, Florida, SHBA, për menyrën se si ndërtohet një vepër arti në skulpture, që nga momenti krijues dhe deri në inagurimin e saj, duke i trajtuar të gjitha etapat.
Studio e Idriz Balanit dëshmon eurodicionin e tij. Dashurinë për artin dhe librat, por dhe një vend i bukur ku ndan emocionet me fansat.
Idriz Balani u përket heronjve të skulpturës. Ëndrra e tij vazhdon…
Një skulptor për të cilin mirënjohja është një detyrim!
____________________________
Tiranë, më 5 mars 2024