Çene – mistika dhe bohemi i ngjyrës!

Piktori Adrian Çene, ekspozitë në “Maison d’Albanie”, në Paris.


Nga Luan Rama

Nga galeritë e Parisit para dy dekadave, më pas në Honfleur etj, e së fundi në Maison de l’Albanie në Paris, rreth njëzet punime po rishfaqen sërish, të cilat galeristi francez i kishte përgatitur dikur për një ekspozitë por kovidi dhe ngjarje të tjera vonuan që ne ti shikonim. Për Çene-n janë punë të kaluara.

Që atëherë mjeshtri ka bërë shumë udhë dhe eksperienca të guximshme, herë në mënyrë hokatare, por ku gjithnjë janë ngjyrat që të befasojnë krahas linjave mjeshtërore, të cilat tashmë kushdo i njeh për së largu dhe thotë : Është Adrian Çene!

Një bohem i ngjyrës. Është ngjyra eksplozive. Gjithnjë po ai në udhën e tij origjinale dhe të pasionit, si të ishte pasioni i Shën Mateut, me paralele të një Cezan dhe Matis për të cilët ngjyra ishte “le point d’orgue”, qendra vibruese e një tabloje pavarësisht nga mesazhi, tema, idea, kompozicioni.

Ngjyra e tij, ashtu e vrazhdë, e ngjeshur, ku peneli mbi telajo ka lënë energjinë e krahut, e që në fakt është vetë shpirti që e ka shtyrë aq sa ka dashur shpirti në komandë.

E të ngjan se vetë ky artist është i përbërë nga një materje tjetër, nga vetë ngjyra: okër, e kuqe, blu, jeshile, e zezë… Brazdat e ngjyrës si në një tokë lehonë në pritje të ngjizmës, në prag të pjellës. Kështu lind piktura tek ky artist, me vetëtimën e dritës ku gjithë këto vite ai lutet para kavaletit dhe ngjyrës: është lutja e tij “besimtare”, thellësisht pagane para një altari tjetër, altari i ngjyrës.

Portrete hijerënda, autoportrete bizantine, si të ishin murgj të shfaqur në një kohë moderne, koka që na vështrojnë si të vijnë nga një kohë tjetër, ndoshta për të gjetur çelësin e enigmës së vetë artit. Brenda tyre janë pështjellime të një bote të shqetësuar, imazhe të kapura fluturimthi që më pas në telajon e artistit kanë filluar të flasin, të tregojnë për vetveten: nga vijnë dhe për ku shkojnë. Po ai penel i vrazhdë që e ndjej në heshtje, i cili ka brenda hiret e së bukurës, e bukura e vrazhdë në art, pa rimel, me aromë terepentine, sy të mbuluar nga ngjyra që megjithatë na shohin, i shohim.

Tablotë flasin, personazhet na prijnë gjithnjë drejt telajos së nisur, të përfunduar, përmes një rruge mistike, të njohur dhe të panjohur, të kapshme dhe të pakapshme, pasi sa më tepër qëndron para tablosë, aq më shumë ajo të tërheq me një forcë manjetike, enigmatike gjithashtu, ku ti ke dëshirë ta zbulosh. Atëherë ti hyn midis llavës, njësohesh me të, harrohesh si në mbretërinë e Çirçes. Ç’mund të thuash më pak për këtë mjeshtër ku dhe kompozimet urbane ku ka lindur dhe është rritur janë po aq frymëzime ky prin ngjyra, po ajo force, po ai identitet.

Sot në mbrëmje do ta takoj artistin. E di që do ta ndjej erën e ngjyrës, do ta shoh në sytë e tij, ngjyra që ngjeshet mbi sytë e mi duke lënë pas vazhdën e vet si në një tablo të Van Gogh.

Agim Sulaj, një artist imponues!

"Sjell me sqimën e vet prej Mjeshtri dhe kryemjeshtri, portretet dhe punët antologjike"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.