Iva Lulashi në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka pritur në takim artisten Lulashi së bashku me ekipin.


Arti dhe dashuria të pandara në veprat e realizuara mjeshtërisht nga artistja Iva Lulashi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka pritur në takim artisten Lulashi së bashku me ekipin.

Gonxhja shprehet se përmes artit të saj, me projekt idenë “Love as a Glass of Water”, Iva na fton të bëhemi pjesë e një udhëtimi emocionues, duke kapur çdo nuancë të dashurisë dhe çdo impuls të fshehur të instinktit, si gjuhë universale, forca primare që lidh njeriun me botën”.

“Së bashku të mbështesim Ivën në rrugën e saj drejt një suksesi të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare të artit”, shprehet Gonxhja.

Artistja Iva Lulashi shprehet se “ky është një rast shumë i mirë të sjell pikturat e mia dhe të prezantoj me një projekt që quhet “Love as a Glass of Water”. Është një mesazh që fton njerëzit për një liri të trupit, të lidhjeve. Për një mundësi për tu afruar njerëzve në mënyrë shumë natyrale dhe duke jetuar dashurinë në mënyrë të lirë”.

(ATSH)

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.