Çaush Vathi, 75 penela dhe ngjyra për autoportretin e tij!
Piktori durrsak feston sot 75-vjetorin. I këndoftë peneli gjithmonë! Nesër hap ekspozitën personale, “Valsi i natyrës”.
Nga Dash Frashëri
Çaush Vathi vendos sot 75 penela mbi tavalocë, për të bërë autopotretin e tij. Piktori durrsak feston sot 75-vjetorin.
Portreti i Çaushit, i realizuar nga piktori Dashamir Gurabardhi
Piktor që nuk i lë kurrë ngjyrat të thahen!
Një jetë me artin!
Çaush Vathi, 32 vjeç (1981)
Grafikë, viti 1976
Gjithmonë i qeshur. Babaxhan. Mik me të gjithë. Jo vetëm me artistët
Vizatimi nga Sani Bajrami
***
Peizazhet e Vathit paraqesin artistikisht bukuritë e Shqipërisë. Preferon penelata dinamike, kontrast harmonik ngjyrash.
Durrësi mbetet muza e tij e përjetshme!
Si çdo piktor, vjeshta e “portokalltë” e tërheq fort Çaushin.
Vjeshtë, Vithkuq
E kuqërremta e çative të shtëpive të fshatit Lin, së bashku me liqenin e Pogradecit, të fut në një botë magjike.
Edhe Valbona është fantastike në penelin e tij.
Vathi është në aksion në katër stinët.
Çaushi është një prej themeluesve të trendit të kolonive të piktorëve dhe prej vitesh pjesëmarrës i rregullt në to.
Kolonia në Ersekë
I edukuar me stilin italian, Vathi përcjell freski në tonalitetet e peizazheve të tij.
Kalabria, Itali.
Kalabria, Itali.
Kalabria, Itali.
Shkup, Maqedonia e Veriut
Ulqini, Mali i Zi
Piktori durrsak ka hapur ekspozita personale si dhe ka marrë pjesë në ato kolektive dhe ndërkombëtare.
Masmedia shkruan dhe interviston shpesh.
Ai ka sallonin e tij të artit, me një fond të mrekullueshëm.
Nesër, ai hap ekspozitën e tij të radhës, të titulluar “Valsi i Natyrës”.
Ekspozita do të hapet te “Kodra e kuajve”. Kurator është Ph.Dr. Oltsen Gripshi.
Kodra e Kuajve
***
Sot ai mbush treçerek shekulli jetë. Gëzuar 75-vjetorin Çaush Vathi!
Të këndoftë peneli gjithmonë!
__________
Tiranë, më 29 mars 2024