Gjergji Marko: Urdhër i prerë për të mos e prishur tavanin e kishës së madhe në Shkodër

Gjergji Marko ishte i ftuar në “Mes dy Botëve”, në një rrëfim si mes miqsh përballë piktorit Helidon Haliti në RTSH.


“Dy botët” e Gjergji Markos, piktor, arredues dhe kostumograf i njohur u puthitën në një pikë vlefshmërie në rrëfimin “Mes dy botëve”, duke konfirmuar talentin dhe pragmatizmin e një artisti që lë gjurmë të bukura në çdo prezantim, përfaqësues i denjë i një brezi të artë në artin figurativ shqiptar.

Gjergji Marko ishte i ftuar në një rrëfim si mes miqsh përballë piktorit Helidon Haliti në RTSH.

Piktori gjatë rrëfimit të tij kujtoi se për Tavanin e Kishës së Madhe në Shkodër gjatë regjimit komunist kur po zhvilloheshin restaurimet nuk ishte lejuar ta preknin apo ridrejtonin.

“Arredimin e parë e kam bërë në Shkodër në vitin 1973. Unë sa isha emëruar në Teatrin e Operas dhe na thirri Vito Kapo, do të bëhej Kongresi i Gruas. Na tha: Ju kam thirrur se deri tani janë nja dy emra që i bëjnë këto aktivitetet e mëdha, festat. Por kjo duhet të lëvizë pak se dhe ata i bëjnë si ato modelet sovjetike”, tregoi Marko.

“U ulëm bëmë projektin e sallës së Kongreseve në Shkodër, pasi ata e kishin kthyer nga kisha e madhe në pallat sporti. Një tavan fantastik, dhe ne na thanë kur vajtëm të projektonim, tavanin mos t’ju vejë mendja ta prekni. Ishte urdhër i prerë, trashëgimi kulturore. Ishte monument kulture. Unë bëra një skicë fillestare që u pëlqye dhe nga shokët dhe atë zhvilluam, dhe më thanë ndiqe ti këtë punë, mua s’më pëlqeu kjo”, vijoi Marko.

Gjergji Marko është arkitekt dhe restaurator i disa muzeve. Piktor me profesion, ai njihet si një nga artistët më të mirë të Tiranës ku dhe aktualisht jeton.

Marko nënvizon se pavarësisht kohës se kur ndërtesat realizohen, ato mbartin vlera të jashtëzakonshme që duhen ruajtur. “Produkti intelektual, produkti artistik që mishërohet është gjithmonë në favor të njerëzimit. Dhe vendet e zhvilluara kanë shumë muzeume dhe arkiva. Mua më ka mahnitur Gjermania. Ka muzeum për çdo gjë, për kopshte, për shtypshkronja, për zanate”, u shpreh Marko.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.