Zamir Mati, “ambasadori i artit”

“Piktori i Merituar” , i njohur si piktori i balonave jeton në Francë. Është nderuar me titullin “Ambasador i Kombit”


Nga Dash Frashëri

Zamir Mati! Mbi gjysmë shekulli si artist profesionist. Nga 1973.

Me qindra piktura në vaj, skica, akuarele, portrete, peizazhe, grafika, balona të krijuara.

I mirënjohur  për një cikël të jashtëzakonshëm veprash piktorike, pulla postare, autor librash dhe kontribues në media, por dhe një organizator i shkëlqyer aktivitetesh.

“Piktor i Merituar”!

Autor i tablosë së famshme “Shqipja”, e krijuar 43 vjet më parë, në 1981, pas protestave të rinisë kosovare ndaj regjimit jugosllav.

“Ambasador i Kombit”!

Një titull simbolik i dhënë nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Piktori i kostumeve të Festivalit të XI-të i vitit 1972, festivali muzikor më i diskutuar në Shqipëri.

I personifikuar si “piktori i balonave”.

Prej tri dekadash, 73-vjeçari Mati jeton në kryeqytetin francez, në Paris.

 

***

Për piktorin Zamir Mati kisha dëgjuar dhe parë punët e tij më herët, por “live” e pashë kur ai pikturoi afreskun në fasadën e hyrjes së Përmetit, në 1984, në qytetin tim të lindjes dhe ku banoja asokohe.

Kompleks arkitektonik i hyrjes së Përmetit, me projektues inxhinierin Ibraim Emiri, u përurua në maj të vitit 1984, pra plot 40 vjet më parë.

 

***

Zamir Mati ka lindur në janar të vitit 1951 dhe është diplomuar si piktor në vitin 1973.

Pasioni për pikturën si te çdo fëmijë të talentuar lind dhe shfaqet që moshë të vogël.

Për të vazhduar rrugën drejt artit me të njëjtin pasion dhe dashuri.

Talenti i tij spikat edhe në Institutin e Lartë të Arteve.


Autoportret

Tema patriotike e tërheq.

Por, edhe ajo e Luftës Nacionalçlirimtare.

 

Mati është gjithashtu i njohur për ilustrimet e tij.

Zamir Mati ka realizuar ndër vite, përfshirë edhe periudhën para viteve 1990, disa seri pullash postare, me tematikë të ndryshme.

Ai ka hapur edhe një ekspozitë me tetë pulla në në Galerinë Espas 26, Place Denfert-Rochereau, Paris 14, dhjetë vjetë më parë, qershot 2014.

Edhe Posta franceze, në janar 2019, ka përdorur një nga pullat e saj një vizatim të Zamir Matit, pikërisht vizatimin e Skënderbeut.

Media franceze i ka kushtuar një artikull të posaçëm Zamir Matit dhe piktorit tjetër, Gjergj Marko.

Zamir Mati ka hapur disa ekspozita dhe ka marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm në ato kolektive.


 

BALONAT

Një pasion i kthyer në art!

Zamir Mati është kryetar i grupit të balonistëve «Kites, Blue, Skay, Albania» në Francë, një vazhdim i “Shoqatës së Balonave, Tiranë”.

Fluturimi i parë në grup i balonave, ndodhi 42 vjet më parë, në pranverën e vitit 1982.

Me grupin dhe emrin « Kites, Blue, Skay, Albania » për herë të parë u prezantua në Festivalin e balonave të Dieppe të vitit 2012.

Balona të pikturuara me dekoracione unike dhe të shumëllojshme në formë dhe madhësi, ku nuk mumgojnë edhe ato me dekor patriotik.

PARISI

Parisi, ku Zamir Mati jeton prej vitit 1992, është shtëpia e tij e dytë pas Tiranës.

“Maison d’Albanie” 

“Maison d’Albanie”  (Shtëpia e Shqipërisë) , me drejtues Ing. Gjergji Themelin, është shndërruar prej vitesh në një pikëtakimi e shkrimtarëve dhe arstistëves shqiptarë , të cilët prej vitesh jetojnë në Francë apo ftohen nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora kudo në botë.

“Maison d’ Albanie” është pranuar së fundi me të drejta të plota në FICEP, një rrjet ku përfshihen mbi pesëdhjetë qendra kulturore, të cilat veprojnë në Francë, e midis tyre Instituti i kulturës ‘Gëte’ të Gjermanisë, ‘Servantes’ të Spanjës, të Italisë, Austrisë etj.

“Maison d’Albanie” ka një këshill drejtues të përbërë nga Agron Hasku, profesor i gjuhës frënge në universitetin e Parisit, Luan Rama shkrimtar, Gjergji Leka fizikant dhe studiues i gjuhëve të lashta europiane, Zamir Mati piktor dhe Gjergji Themeli drejtues i ‘Albinfos’ dhe president i kësaj qendre kulturore.

Zamir Mati është gjithmonë me laps dhe penë në dorë.

AUTOR LIBRASH

Zamir Mati ka shkruar disa libra.

Me rastin e 75 vjetorit te Flotës UShtarake e Detare, Zamir Mati, publikoi librin “Flota Luftarake Detare 1945- 15 gusht 1992” .

Ai është një nga djemtë e kundëradmiral Abdi Mati. Një libër voluminoz me 640 faqe, që nis me incidentin e famshëm të ngushticës së Korfuzit.

Është shpesh në faqet e shtypit të shkruar me intervista të ndryshme.

Dhe televizione…

Me miq të shquar në francezë, si Presidenti Zhak Shirk apo aktori i famshëm Jean Paul Belmondo.

Mati ka realizuar edhe disa portrete të piktoreve të njohur.


Sali Shijaku


Nexhmedin Zajmi

Zamir Matin me të drejtë mund ta cilësosh një “ambasador i artit”

_______

Tiranë, më 2 prill 2024

Lexo më shumë nga

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.