“Dhoma e pasme” e Buron Kacelit
Me këtë titull intrigues të përzgjedhur nga kuratorja Edit Pula, u hap ekspozita e Buron Kacelit te GAT.
Nga Dash Frashëri
“Dhoma e pasme” e Buron Kacelit.
Me këtë titull intrigues të përzgjedhur nga kuratorja Edit Pula, ekspozita e piktorit të mirënjohur tiranas, Buron Kaceli, të fton të shijosh 55 vepra mjaft të bukura dhe të realizuara me finesë.
Piktura dhe vizatime, që i përkasin një periudhe prej më shumë se katër dekadash.
***
Djali i piktorit legjendar, Sadik Kaceli, Buroni të fut në botën e mrekullueshme të traditave tiranese.
Buron Kaceli, duke pikturuar të atin, Sadil Kaceli.
“Djalë arti”, Buron Kaceli e njeh shumë mirë magjinë që të ofron arti.
Autoportret, Sadik Kaceli
Autoportret, Buron Kaceli. Dash Frashëri, duke prezantuar ekspozitën e Buron Kacelit
***
Hapja e një eskpozite është një ngjarje e bukur artistike, veçanërisht në Galerinë e Artit Tiranë.
Prej kohësh jam një vizitor i rregullt i ekspozitave të bukura dhe të kuruara me shije.
***
Me një ceremoni mbresëlënëse dhe të pazakontë, eskpozita e Buron Kacelit, është ndoshta nga më spektakolaret e hapura te GAT, ku artisti pikturoi live.
Buron Kaceli pikturon, nën tingujt magjikë të një orkestre popullore që interpreton “live”.
Punime shumë të bukura. Të zgjedhura me kujdes nga kuratorja Pula.
***
Një fotokujtim me piktorin Kaceli, është edhe “qershiza mbi tortë”, për mua si botues i portalit “DashArt.al”
Suksese Buron Kaceli!