“Trunks and Trees” – ekspozita avangardë e Dr. Abaz Hados

Në ekspozitën e hapur në Galerinë FAB ndërhuren teknika të ndryshme piktorike dhe aplikimi i inteligjencës artificiale


Nga Dash Frashëri

“Trunks and Trees” – “Trungje dhe pemë”

Një ekspozitë avangardë e hapur në Galerinë FAB nga piktori i mirënjohur, Abaz Hado, ku ndërthuren teknika të ndryshme nga ato piktorike, tek aplikimi i inteligjencës artificiale, përmes videove animuese dhe aplikacionit të ekspozitës.

“Trunks and Trees” lidhet me fillesën, që kur nisa të projektoj një seri veprash mbi raportin që ka secili prej nesh me botën si tërësi universale. Natyra ka qenë dhe është objekt referues për çdo artist vizual, ky raport ekziston prej periudhave primitive e deri në kohët moderne”, shkruan “Mjeshtri i Madh”, Abaz Hado, në tekstin kuratorial që shoqëron ekspozitën, por edhe katalagun e botuar enkas për të.

Me një staf organizator të krijuar enkas për këtë ekspozitë. Kurator artistik: Eris Tare. Kurator digjital: Gejsi Tafa. Fotograf: Hameraldi Agolli dhe Specialiste Komunikimi: Tana Kalemaj.

Sipas piktorit Hado, “Trunks and Trees” është tërësi kërkimi mjetesh, mbi një sistem veprash të krijuara nga një formacion motivesh të përafërta, ku ndërthuren inspirimi, krijimi (vepra) që vendoset para publikut, pikërisht në fazën e fundit të kontaktit me syrin e publikut, ku së bashku me aplikacione të Inteligjencës Artificiale, do na tregojë se ku synohet të shkohet përmes fuqisë së papërmbajtur të kësaj teknologjie, ku dhe arti mund të bëhet më ndikues.

Një ceremoni e bukur hapëse,  ku të pranishëm ishin dhe folën edhe Kryetari i Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi…

… zv.kryetari i Bashkisë, Andi Sefer,…

dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Artan Peqini…

dhjetëra artistë, deputetë, shkrimtarë, studiues arti, artdashës, nën tingujt e embël të një orkestre harqesh.

 

Kjo ekspozitë është konceptuar në dimensionin e vet ku më shumë ka të bëjë me muzikalitetin, harmoninë dhe  ekuilibrat kromatik, që ndodhen dhe arrihen vetëm prej magjisë së ngjyrës.

Gjithsesi, nuk mungojnë disa vizatime grafike, si një përqasjeme konceptin e ekspozitës.

“Kjo tokë është një mrekulli hyjnore, që na është dhënë bujarishtmijra e mijra vjet, ku njerzimi lindi, u zhvillua dhe bëri historinëe tij, kjo është një rregullësi që nuk mund të ndërpritet përmesdhunës, brutalitetit, kjo kështu do vazhdojë”, shkruan Hado, mesazhet e të cilit na përcillen përmes tablove e tij.

Edhe unë si botues i portalit kushtuar arteve, “DashArt.al”, isha i ftuar në këtë ekspozitë të mjeshtrit Hado.

Dash Frashëri dhe piktori Abaz Hado

Një ekspozitë e bukur, të cilën e shijon si një gotë verë cilësore!

****
TEKSTI KURATORIAL

“Trunks and Trees”

Nga Dr. Abaz Hado

“Trunks and Trees” ka lidhje me fillesën, që kur nisa të projektoj një seri veprash mbi raportin, që ka secili prej nesh, me botën si tërësi universale. Natyra ka qenë dhe është objekt dhe referencë për çdo artist vizual, ky raport egiston prej periudhave primitive dhe deri në kohët moderne. Çka tregon për atë lidhje të pandashme të njeriut, me këtë hapësirë, që na është lënë në dispozicion për të jetuar. Ne mbi të, kemi ushtruar ndikimin tonë për ta ndryshuar, trasformuar dhe përshtatur në kushtet dhe nevojat tona sipas qytetrimeve.

Është një raport, që na vendos përballë kërkesave dhe nevojave, për ta përshtatur si hapësirë, shpesh me gabime të rënda, duke dhunuar me arrogancën tonë, pjesë të rëndësishme saj. Të vendosur përballë kërkesës për qytetrim, zhvillim industrial, teknologjik, që njerzimi i ka paturtë nevojshme për mbijetesën dhe vazhdimësinë e tij.

Por shpesh në mënyrë fatale kemi tejkaluar mbi nevojat tona, duke keqpërdorur, këto asete mrekullisht të krijuara të gjithësisë. Nëse ndodhemi sot, në këtë vorbull ngjarjesh, të cilat në kënde të ndryshme të gjithësisë, është vënë në emergjencë vetë sistemi riprodhues dhe aftësia e njerzimit, për të siguruar trashëgiminë e universit, si një vazhdimësi për të ardhmen e njerzimit.

Ndërsa ne sot luftojmë, bormbardojmë pa keqardhje, hedhimrraketa, kërcënojmë me bomba bërthamore. Kjo nuk ështëvetëm një marrëzi individuale, por dhe një mentalitet miopikmostruoz, që I posedojnë individë me pushtet të veçantë, që e konsideron këtë gjithësi, si një pronësi vetëm të një epoke. Kjotokë është një mrekulli hyjnore, që na është dhënë bujarishtmijra e mijra vjet, ku njerzimi lindi, u zhvillua dhe bëri historinëe tij, kjo është një rregullësi që nuk mund të ndërpritet përmesdhunës, brutalitetit, kjo kështu do vazhdojë.

Këtë përqasje e vendosa detyrimisht si fillësë mbi ciklin e punimeve të “Trunks and Trees” pa e stërholluar me një titull tëmadh, por me një të thjeshtë, sepse kërkova në thelb të sajraportin tim njerzor, me atë pjesë të natyrës së ka shoqëruarzhvillimet, qytetrimet dhe jetët tona. Në këto vepra nuk kapersonazhe primare, por vetëm pyll, trungje, pemë të ndryshme, që nuk janë domosdomërisht realitet syvëzhgues, por diku simbirealitete virtuale, herë si përcerptime konceptuale vizuale. Unë kam një pasion prej vitesh, që lëviz në këmbë, jam marrëme sport në rininë timë të hershme, kam vrapuar në kodrat e liqenit bashkë me Pitin qenin tim besnik. Pikërisht këtej, kanëardhur inspirimet e para, që më tej gjatë proçesit, nuk mbetenmë si realitet si tillë. Referencat janë pjesë e raportit që vendosame këto objekte, duke I parë jo si modele metafizikë, por juriktheva anemizmit primitiv, kur të parët e njerzimit në fazënfillestare, besonin se druri dhe objekte të ngurta vëllimore kanëshpirt. Kësisoj çdo Trung I një peme të thyer, pemët me trupindhe degëzimet e tyre, por dhe pyje masive I kam trajtuar, si tëishin personazhe me ndjesi e shpirt. Kur nisnin të merrninformë, më dukej sikur në brendi lëvrinin ndjesi, kode, simbole, që gjenin jehonën në ato gropat e çuditëshme, që krijohen nëtrupin e tyre, si shenjë jetëgjatësie dhe durimi stoik, ndaj çdolëndimi apo vuajtje. Kjo dukshëm shfaqet në lëkurën e ashpër, apo në ato degë që lidhen aq çudishëm me njera tjerën. Kështuu formatua dhe erdhi kjo ekspozitë, që fillimisht mund ta përceptoja përmes fletëve si një seri grafike, ku do isha më I sigurtë sepse është abidati im.

Por kjo ekspozitë është konceptuar në dimensionin e vet ku mëshumë ka të bëjë me muzikalitetin, harmoninë dhe ekuilibratkromatik, që ndodhen dhe arrihen vetëm prej magjisë së ngjyrës. Gjithësesi nuk mungojnë disa vizatime grafike, si një përqasjeme konceptin e ekspozitës.

“Trunks and Trees” është tërësi kërkimi mjetesh, mbi një sistemveprash të krijuara nga një formacion motivesh të përafërta, kundërthuren inspirimi, krijimi (vepra) që vendoset para publikut, pikërisht në fazën e fundit të kontaktit me syrin e publikut, ku së bashku me aplikacione të Inteligjencës Artificiale, do na tregojëse ku synohet të shkohet përmes fuqisë së papërmbajtur të kësajteknologjie, ku dhe arti mund të bëhet më ndikues.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.