Pashk Pervathi, ekspozitë në Galerinë e Arteve në Tetovë
Piktori i mirënjohur shqiptar hapi ekspozitën e tij personale në Galerinë e Arteve në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut.
Piktori i mirënjohur shqiptar, Pashk Përvathi, hapi ekspozitën e tij personale në Galerinë e Arteve në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut.
Kuratore është Besa Daotti.
Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, me 27 Shkurt te vitit 1958.
Që në fëmijëri ushqen pasion për pikturën. Në moshën 21-vjeçare paraqitet për herë të parë në Ekspozitën Kombëtare në vitin 1979 me peizazhin “Vjeshtë në Manati” përkrah piktorëve më të njohur të vendit. Në vitin 1983 çel edhe ekspozitën e tij të parë vetjake. Gjatë viteve 1986-1990 studion ne Akademinë e Arteve në Tiranë (pikturë monumentale).
Pas përfundimit të Akademisë se Arteve, është pjesëmarrës ne shume ekspozita personale dhe grupore në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht ne Tiranë.
Veprat e tij sot janë pronë e koleksionistëve në Evropë, Amerikë dhe Azi.
Në vitin 2006 presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoroi piktorin Pashk Përvathi me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.
Në tetor të vitit 2010 fitoi çmimin “Abdurahim Buza” në pikturë.
Është fitues i çmimit “KULT” duke u shpallur nga Akademia “KULT” si ‘’ARTISTI PAMOR I VITIT 2011’’ për krijimtarinë me të mirë në artet figurative.
Me 17 shkurt 2014 u shpall fitues i edicionit të 6-të të çmimit “Gursel Sulejmani” në Ferizaj, Kosovë.
Me 28 Dhjetor 2016 iu akordua nga presidenti i Republikës se Shqipërisë, Urdhri “MJESHTËR I MADH”.
Është autor i 41 ekspozitave personale në pikturë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sot jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij krijuese në qytetin e Lezhës.