“Mjeshtri i Madh” Niko Dhales, “parizieni” i artit
Akuarelet dhe vizatimet e Dhalesit me temë nga kryeqyteti francez janë të famshme në Francë.
Nga Dash Frashëri
“Mjeshtri i Madh”, Niko Dhales – ndoshta në rininë e tij – nuk e kishte ëndërruar kurrë se do të jetonte në Francë dhe do të shndërrohej në piktorin e Parisit.
Të kalonte nga pikurat e artit të realizmit socialist, tek ato moderne!, ku përjeton lirinë krijuese të tij.
(Niko Dhales me piktorin e ndjerë, Mustafa Arapi, në Dardhë të Korçës, 1986)
(“Ëndrra në diell”, kompozim, akrilik – 2023)
Nga peizazhet në Tiranë dhe Vlorë, në Rimini (Itali) dhe Paris (Francë)
Në 1991, pikturonte kopshtet e Riminit në Itali.
Por tani, Parisit, shtëpisë së tij i njeh çdo cep dhe çdo qoshe.
Akuarelet e Dhalesit janë të famshme, si vetë subjektet që ai zgjedh.
Ky është “Place des Vosges” në Paris. Dikur quhej “Sheshi Mbretëror”. Aty ndodhet shtëpia e shkrimtarit të madh Viktor Hygo (tani një muze bashkiak), por edhe Muzeu “Picasso”, muzeu i karnavaleve. Mjeshtri Dhales na e sjell si të gjallë.
Parisi është një dashuri e madhe për piktorët. Edhe për Niko Dhalesin.
Niko e njeh në detaje Parisin, kryeqytetin e diplomacisë.
Veçon një seri pallatesh, secili i veçantë.
Niko eksperimenton me akrilik. Të befason me kompozimin dhe kolorin. Një fantazi ekstreme dhe joshëse. “Sheh ëndrra në diell”.
Grafikat e Nikos nga Parisi janë të mrekullueshme.
Vizatimet e tij janë të bukura, si vetë atraksionet turistike të Parisit.
Niko është i respektuar nga elita e piktorëve shqiptarë.
Mik i ngushtë me piktorin me famë ndërkombëtare, Avni Delvina. 43 vjet më parë, në Gjirokastër (1983).
32 vjet më parë pikturonin në Bolonja nën reshjet e borës.
22 vite më parë pikturonin në të njëjtën atelje.
Një mik i mirë, gjithashtu me piktorin Bujar Luca, i cili edhe ai jeton në Paris.
Por, edhe me Helidon Halitin.
Për fat të mirë, edhe unë e kam një fotokujtim me Niko Dhalesin, dalë tek ekspozita e Bujar Lucës në COD, në hollin e Kryeministrisë.
Adhuron piktorët e famshëm. Këtu është para një natyre të qetë të Henry Matisse.
Kjo është e Paul Cézanne.
Niko Dhalesit i është dhënë titulli “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Media nuk e ka lënë jashtë vëmendjes.
Punët e tij publikohen në albume.
Niko nuk pushon kurrë së pikturuari!
_________
Tiranë, më 3 janar 2024