Ekspozitë “In memoriam” për piktorin Nexhmedin Musaj

Në Galerinë e Artit “Eduard Lear” në Berat u hap ekspozita në nderim të piktorit të shquar beratas.


Nga Yzedin Hima

Në Galerinë e Artit “Eduard Lear “në qytetin e Beratit, u çel ditën e enjte, më 23 maj 2024 ekspozita e titulluar “In memoriam”, në nderim të piktorit të shquar nga qyteti i Beratit, Nexhmedin Musaj, i ndarë para kohe nga kjo jetë.

Krahas veprave të Nexhmedin Musajt u ekspozuan edhe veprat e tre piktorëve të ndjerë nga ky qytet: Punimet në pikturë të Sotir Capos, Gazmend Mukës dhe Llazar Myzeqarit.

Në nderim të artistit Nexhmedin Musaj ekspozuan veprat e tyre edhe Hasan Nallbani, Aleksandër Filipi, Arben Golemi, Agron Polovina, Nezir Ago e Kastriot Dervishi, miq e kolegë të Nexh Musajt.

Qytetarët e Beratit erdhën në Galerinë e Artit” Eduard Lear” dhe shprehën admirimin e tyre për veprat e piktorëve beratas, nivelin e lartë të shprehjes artistike në kohë të ndryshme.

Është vënë re se gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe dakadave të para të shekullit të ri, në qytetin e Beratit u krijua një shkollë e pamorartit, ku spikatën talente e vepra që kapërcyen me sukses nivelin lokal, duke u vlerësuar në ekspozita kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

Veprat e piktorëve nga qyteti i Beratit gjenden në institucionet shtetërore, koleksionet private të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj nëpër botë, sikurse edhe vepra e piktorit të ndjerë Nexh Musaj.

Këto vepra, për shkak të nivelit artistik, individualitetit të artistik të autorëve, presin të botohen dhe studiohen nga instutucionet dhe studiuesit e pamorartit.

Lindi në qytetin e Beratit ne vitin 1965.

1979-1983 Studioi per pikturë në Shkollen e mesme artistike Preng Jakova, Shkoder.

1984-1988 Kreu studimet e larta per pikture ne Akademine e Arteve ne Tirane.

1988-1992 Punoi si restaurator i piktures mesjetare ne Degen e Monumentevete Kultures Berat.

1992-1993 Punoi si regjizor i filmit vizatimor ne Kinostudio, Tirane.

1993-1995 Punon si skenograf ne Teatrin Profeionist Berat.

1995, Punon ne Galerine e Artit Basahkekohor ne Berat.

Largohet ne emigrim ne Greqi

Kthehet nga emigrimi dhe vendoset ne Tirane ku punoi si sipermarres ne biznes privat.

Ka pasur nje aktivitet te larte artistik ne qytetin e Beratit, Shqiperi dhe ne mjaft vende te Europës.

U nda nga jeta pas nje ataku ne zemër.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.