Të jetosh me artin e koktejleve!

David Tirtja është një prej baristëve më të njohur të kryeqytetit.


Një kokteil freskues me shije menteje,apo një kombinim uiski me lëng pjepri, një “Bloody Mary” apo “El Diablo”, nuk është thjesht një formulë koktejlesh që përdoret nga baristët, por një “art krijimi” i një pije miks ekzotike, që të bën të ndihesh mirë dhe ta shijosh në maksimum atë.

Baristët me përvojë krijojnë pafundësi kombinimesh, për të lënë të kënaqur të dashuruarit pas koktejleve.

Një prej më të talentuarvë është dhe David Tirtja, baristi i mirënjohur i “Yolo”-s, në kompleksin më modern të kryeqytetit, atë “Delijorgji”.

I lindur për të krijuar koktejle, energjik, të befason me aftësinë e tij, kur ndjek “ritualin mitik” të krijimit të pijeve.

“El Diablo” është një mit që thyen frikën në zemrat e atyre që e provojnë. Të çmendurit pas kësaj pije adhurojnë tërësinë e shijeve që ajo ka, përmban tekila, krem, limon dhe është e spërkatur me birrë ose limonadë xhenxhefili.

“Blood and Sand” është një koktej i fortë për fundjavën. Përmban uiski irlandez, vermut, pak lëng portokalli, birrë ose raki.

Lexo më shumë nga

Bashkim Ahmeti Izano, piktori i një bote ëndrrash!

Bashkim Ahmeti Izano është një nga artistët elitarë shqiptarë. Kadare: Në pikturat e tij ndihet liria.

“Nëpër gjurmët e Tasos”

Piktori i famshëm pogradecar, Anastas Kostandini (Taso) hapi ekspozitën e tij personale në COD.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.