Bardha Buza, sot me 60 penela mbi tortë
Bardha është një nga piktoret më të njohura kosovare. Me një stil të saj pikturimi dhe identitet të qartë artistik
Nga Dash Frashëri
Bardha Buza është një nga piktoret më të njohura kosovare.
Me një stil të saj pikturimi dhe identitet të qartë artistik.
Sot, ajo mbush 60 vjeç.
Bardha u lind në Gjakovë, më 1 qershor 1964.
U diplomua me 1990 në Degën e Pikturës të Akademisë së Arteve të Universitetit të Prishtinës në klasën e profesor Tahir Emrës, ndërsa studimet post diplomike i përfundoi më 2005 tek profesori Esat Valla.
Me një bilanc të admirueshëm krijimesh dhe pjesëmarrje ekspozitash të rëndësishme, të hapura në Gjakovë, Prishtinë apo Tiranë.
Piktorja Bardha Buza ka marrë pjesë në më shumë se 80 ekspozita personale apo të përbashkëta në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si në Francë, Zvicër, Gjermani, Poloni, Brazil, Turqi, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi etj.
Një pjesëmarrëse e rregullt në kolonitë e piktorëve.
Ka krijuar një familje të shkëlqyer.
Ajo është një gjyshe shumë e lumtur.
Gëzuar Bardha!