Përmeti dhe Gjirokastra në “7 Ditë Art”
Ekspozita e kuruar nga piktori Kosta Zhonga sjell punimet e 19 artistëve me vepra nga Shqipëria dhe Kosova.
Nga Dash Frashëri
“7 Ditë Art”
Kështu titullohet ekspozita e bukur e hapur dje në sallën “Arkenia” në Hotel Tirana Internatioanal, në kryeqytet.
Ajo prezanton punimet e 19 artistëve nga Shqipëria dhe Kosova gjatë ekspeditës artistike në Përmet dhe Gjirokastër, të realizuara në periudhëm 9-16 prill 2024.
Ekspozita është kuruar nga piktori Kosta Zhonga.
“Kjo ekspozitë është një shfaqje e talentit, kreativitetit dhe aftësive të jashtëzakonshme të tyre. Përmes formave dhe ngjyrave ata kanë krijuar një ambient të mahnitshëm artistik, duke na bërë të ndjehemi në një botë të çuditshme, të bukur dhe emocione. Ekspozita ‘7 Ditë Art’ është një festë dhe vlerësim i talentit në botën e artit”, tha kuratori Zhonga në ceremoninë hapëse të ekspozitës.
Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, e cila iu kishte qëndruar afër dhe artistëve gjatë “rezidencës” në Përmet, vlerësoi maksimalisht piktorët dhe veprat e tyre, me pamjet e mrekullueshme nga Përmeti, veçanërisht ato që kishin në fokus Gurin e Qytetit, Banjat e Bënjës apo Malin e Nemërkës, tashmë të shndërruar në destinacione turistike.
Në ekspozitë u prezantuan punime nga Adriana Marku, Adriana Puleshu, Agron Mulliqi, Anila Zajmi, Ariana Bekteshi, Arif Lushi, Eshref Qahili, Helidon Haliti, Ibo Avdiu, Kosta Zhonga, Merita Myrtezai, Mikel Temo, Musa Kalaveshi, Naim Spahiu, Rikarda Nenshati, Skënder Idrizi, Pranvera Sulejmani, Veli Blakcori dhe Vjosa Bujari.
Ishte kënaqësi për mua si botues i portalit kushtuar arteve pamore, DashArt.al, të merrja pjesë në hapjen e saj dhe të takoja disa nga artistët.
Me kryetaren e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha
Me piktorin dhe kuratorin e eksozitës, Kosta Zhonga
Me kryetaren e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha dhe piktorët Naim Spahiu dhe Mikel Temo
Me piktoren Adriana Marku
Me piktoren Adriana Puleshi
Me piktorin Mikel Temo
Me piktorin Agron Mulliqi
Me piktoren Rikarda Nënshati
Me kuratorin Elton Koritari