“Arti në diktaturë”, Nestor Jonuzi: Censura ka qenë e tmerrshme!

Piktori i njohur vlonjat rrëfehet në emisionin “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH.


Nestor Jonuzi vlerësohet nga kritika si një nga krijuesit e asaj që quhet “Shkolla e Vlorës” në pikturën shqiptare, e shquar për gamën e madhe të nuancave të ngjyrave dhe ndërthurjen e tyre me hijeshi dhe guxim.

Përballë “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, Jonuzi ka rrëfyer se si ishte të bëje art në diktaturë.

“Unë kam mendimet e mia për atë periudhë me gjithë kufizimet që dihen apo lufta e klasave që ka qenë një tmerr i vërtetë. Arti është dimension tjetër. Censura ka qenë vërtetë e tmerrshme, duhej të ishe i kontrolluar, por nuk ka penguar artistët e vërtetë që të bëjnë art në atë kohë. Liria e brendshme është tjetër gjë dhe liria e jashtme është tjetër gjë. Edhe zakonet tradicionale të këqija censurë janë. Mos u sill kështu se është turp, çfarë thonë lagjja dhe kjo censurë është. Opinioni, është censurë. Opinioni është i tmerrshëm. Do të varrosësh veten, shko pas opinionit. Atëherë kishte një gjë, atë që thoshte partia, nëse s’doje probleme, do ta bëje. Problemi ishte që ta bëje me art, të vije aq sa duhej dhe aty ku duhej. Ngjyrat nuk t’i diktonte njeri. Kur bëra tablonë gëzimi i fitores, Kështjella. Më thanë e ke bërë kështjellën pak të zezë. Por unë nuk luajta. Bëra ca ndërhyrje pa e prishur frymën. Ajo fryma, ai kontrast i fortë e ruante atë”, shprehet Nestor Jonuzi që mban dhe titullin Artist i Popullit.

I vështirë për piktorin ka qenë dhe ’97, ku i duhej të bënte art në një qytet që ishte qendra e trazirave aso kohe.

“E ka thënë Konica shumë bukur që shqiptarët po t’ua thuash një vërejtje tek për tek, dhe kur i mbetet qejfi nuk merr hak, por po t’ia thuash në shesh merr hak. Jetojnë falë opinionit që është shumë e rrezikshme, por kështu është ndërtuar bota. Shumica merret me opinion. Viti ‘97 mos u bëftë kurrë. Për mua ishte luftë civile totalisht. Unë e urrej politikën, nuk më vete mendja fare. Unë jam komplet me Lasgushin. Do bëj atë që kam qejf unë që të bëj”, thotë Jonuzi.

Çdo ditë, Nestorin e gjen në studion e tij, mes penelave dhe bojërave, përballë telajos, ku mund të shohësh një galeri të tërë me piktura qe të befasojnë.

Janë me dhjetëra peizazhet, portretet dhe akuarelet që të mikpresin.

Mësimet e para për pikturë, Nestori i mori nga mësuesi pasionant i vizatim të qytetit, Vasil Talo.

Mandej studioi në Liceun Artistik, “Jordan Misja”. Nga viti 1962-67 studioi për pikturë në Liceun Artistik dhe në Shkollën e Lartë të Arteve në Tiranë, me pedagogë piktorët e shquar Sali Shijaku, Abdurahim Buza, Kel Kojdheli, Janaq Paço, Nexhmedin Zajmi, Vilson Kilicën.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.