Djali i Salvador Dali prezanton në Romë veprën e skulptorit Qazim Arifi
Skulptori i mirënjohur mori pjesë në ekspozitën e hapur në Romë, me bustin e ish-biznesmenit Muhamet Malo.
Skulptori i mirënjohur, Qazim Arifi, mori pjesë në ekspozitën kolektive të hapur ditët e fundit në Romë (21 qershor), me një nga punimet e tij të njohura, bustin e ish-biznesmenit të ndjerë, Muhamet Malo.
Ishte Jose Van Roy Dali, djali i piktorit të madh surrealist Salvador Dali, ai që bëri prezantimin e veprës së realizuar nga Arifi.
“Portreti i Muhamet Malos” qëndron si një dëshmi imponuese e artit të skulpturës, duke evokuar traditën klasike përmes një ndjeshmërie estetike moderne”, thuhet midis të tjerash në certifikatën e dhënë me këtë rast skulptorit shqiptar.