“Debussy Fine Art”, galeria me aromë franceze në Tiranë!
Galeria e nisi jetën e saj në Tiranë me veprat e artistit të njohur francez me famë ndërkombëtare, Richard Orlinski.
Nga Dash Frashëri
“Debussy Fine Art”, galeria me aromë franceze në Tiranë!
Një galeri prestigjioze ndërkombëtare u hap dje në Tiranë, e menaxhuar nga francezi Alexandre Debussy, i cili drejton gjithashtu “Rivierën Franceze”, një nga shtëpitë me dinamike të ankandeve për artin modern.
Dash Frashëri, botuesi i gazetës “DashArt” dhe Alexandre Debussy
Ai u dashurua me Shqipërinë në vitin 2011 dhe qysh atëherë, ai ka në plan të vendoset përgjithmonë në Shqipëri, edhe për faktin se është i martuar me një shqiptare.
E prita me kënaqësi ftesën nga Debussy dhe drejtoresha ekzekutive Resina Meçani, për të marrë pjesë në Ceremoninë e Hapjes së Galerisë “Debussy Fine Art”, e cila ndodhet në Rrugën “Nikolla Tupe”, në Ish-Bllok.
Galeria nisi jetën e saj në Tiranë me veprat e artistit të njohur francez me famë ndërkombëtare, Richard Orlinski, i cili pak javë më parë kishte prezantuar veprat e tij te Piramida, gjatë Javës Kulturore Franceze.
Të pranishëm në hapjen e saj ishin edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja franceze, Catherine Suard.
Në Ceremoninë e Hapjes së galerisë morën pjesë ministra, diplomatë të huaj, artistë të mediumeve të ndryshme, njerëz të medias, dhe dashamirës të arteve të bukura.
…
Dash Frashëri dhe piktorja e re e talentuar, Arnilda Kyçyku
Dash Frashëri dhe moderatorja e “ArtKand” në Top Channel, Jetona Koçibelli.
“Debussy Fine Art” kishte sjell një gamë të gjerë produktesh artistike të Orlinskit, të ndara në dy kategori: skulptura dhe piktura në akrilik.
Një Galeri e Bukur!