Nga Dash Frashëri

Kel Kodheli, autori i pikturave të njohura si “Vallja e shpatave” ,”Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”. “Lahutari”, “Portret shkodraneje”.

Në kohë e fundit para se të ndahej nga jeta, Kel Kodheli u muar edhe me pikturë moderne.

Ai lindi më 24 dhjetor 1918 në katundin Kodhel të Lezhës. Kur kishte 6 vjeç, familja e tij vendoset në Tiranë. Pas kryerjes së shkollës fillore në vitin 1933, Keli vazhdoj shkollimin e mesëm teknike por ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit.

Prindërit e tij babai Gega dhe nëna Eile, kishin dëshira kontradiktore për arsimin e mëtejshëm të djalit të tyre. Babai donte inxhinierinë, ndërsa nëna pikturën. U bë që Kel Kodheli të vazhdoj studimet në Romë në atelienë e Karlo Silvierës. Nga Roma kthehet në vitin 1943 dhe 10 vite punon në Bankën Kombëtare, si modelues.

Me 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar “Nëna e dëshmorit” bazuar në pikturën e tij që e pat pikturuar “Gruaja që i ka vdekur burri”. 20 vjet punoi si edukator në Lice (Gjimnaz) për të dalë në pension si mësues i një shkolle fillore, edhe pse me Akademi të Arteve të Bukura të Romës.

Më 24 dhjetor 2003, Presidenti i asaj kohe Aleksandër Moisiu, në shtëpinë e tij Kel Kodhelit i dorëzon çmimin e “Piktorit të Merituar”. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, në fondin e sajë, ruhen 12 kompozime dhe 11 portrete të piktorit Kel Kodheli.

Kel Kodheli (Shkodër 24.10.1918 – Tiranë 18.02.2006) Piktor, Mban titullin “Nderi i Kombit”.
Kel Kodheli është një nga artistët shqiptarë realist që u formuan në akademitë italiane në vitet ’40 të shekullit XX. Familja Kodheli më 1925 vendoset në Tiranë dhe Keli i ri kryeu shkollën teknike amerikane “Harri Fullz”. Njëkohësisht Kodheli ndiqte kurset e vizatimti pranë shkollës së vizatimit. Ishte student për pikturë në ateljenë e akademikut C.Siviero dhe D’amato në Institutin e Arteve të Bukura në Romë (1939 – 1943).
Me kthimin në Tiranë Kodheli caktohet në Bankën e Shtetit Shqiptar si piktor i kartmonedhave. Piktori Kel Kodheli. për shumë vjet ishte pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”,Tiranë dhe më tej emërohet mësues i thjeshtë vizatimi në shkollat 7 vjeçare deri sa doli në pension. Që student, Kodheli, vlerësoi delikatesën e dritës së natyrës në raport me portretin. Në vitin 1942, fitoi çmimin e parë në Konkursin e studentëve (Firence) me figurën e një vajze me veshje tradicionale italiane. Kodheli gjatë qëndrimit në Itali, ndikohet nga arti i Ticianit, por kur kthehet në Shqipëri ai tërhiqet nga natyra dhe jeta e zonave të veriut të Shqipërisë dhe pjesën më të madhe të veprave ia kushtoi peizazheve nga këto zona, zakoneve e jetës së malësorëve. Artisti Kodheli ishte portretist dhe ka cikle të plota veprash me portrete të ndryshëm (gra, vajza dhe burra me veshje kombëtare) gjithmonë realiste. Në këto punime mbizotëron drita e fuqishme e diellit dhe spikat dukshëm një paletë piktorike me prirje impresioniste. Pas piktorit Simon Rrota, që trajtoi kryesisht figurat e grave shkodrane me veshje të ndryshme tradicionale, Kel Kodheli është ndër të pakët piktorë shqiptarë që krijimtarinë e tij ia kushtoi kësaj teme. Në portretet e tij, Kodheli zbuloi psikologjinë e femrës shqiptare të kohës nën një këndvështrim tjetër, të papolitizuar, por të “zbukuruar” nga dashuria e tij për njeriun dhe veshjet kombëtare. Tablotë e Kodhelit janë më pak të “prekura” nga “arti i komanduar”, ai ka realizuar kryesisht tablo historike dhe galeri të tëra portretesh nga populli, luftëtarë popullorë dhe tablo nga jeta dhe zakonet e festave tradicionale. Kodheli njihet dhe për pastelet e tij, ku spikat kryesisht drita e fortë e diellit, delikatesa në trajtimin e formës dhe një paletë shumëngjyrëshe. Artisti Kodheli ishte pjesëmarrës në ekspozitën e parë të pasluftës (prill 1945) dhe i pranishëm në të gjitha konkurset, ekspozitat kombëtare dhe ndërkombëtare (Evropë dhe Australi). Piktori në vitet e fundit të jetës pikturoi natyra të qeta dhe nudo kryesisht në pastel. Në vitin 2003 Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoroi me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë, ndodhen tridhjetërdy punime të artistit, ndërsa katër punime të mjeshtrit Kel Kodheli ruhen edhe në Galerinë e Arteve, në qytetin e Shkodrës si dhe një koleksion i rëndësishëm ruhet në studion e artistit nga familjarët e tij.

https://www.forumishqiptar.com/threads/28628-Piktori-i-madh-Nderi-i-Kombit-Kel-Kodheli-1918-2006

Lexo më shumë nga

Shaban Hysa, mitiku i skenografisë!

“Piktori i Merituar”, Shaban Hysa është një nga emrat më të rëndësishëm në skenografinë dhe pikturën shqiptare.

Perikli Çuli, skulptori i “Universit”

"Skulptor i Merituar" dhe"Laureat i Çmimit të Republikës". Një nga skulptorët modernë në artet pamore.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.