Pjerin Sheldija, “Mikelanxhelo i Shkodrës”!

Mbi 200 afreske në 36 kisha. Tri vepra në Vatikan. I nderuar nga Papa Benedikti i XVI. “Mirënjohja e Shkodrës”.


Nga Dash Frashëri

Pjerin Sheldija, “Mikelanxhelo i Shkodrës”!

Me mbi 200 afreske të pikturuara në 36 kisha katolike në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Itali dhe në Angli! Me tre punime në Vatikan.

Mbi 60 vjet me penel në dorë! Një nga piktorët më prodhimtarë.

I nderuar nga Papa Benedikti i 16-të me distinktivin e “Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe Papën”, për kontributin e tij të madh në shërbim të kishës katolike.


Papa Benedikti i 16-të (1927-2022)

Shteti Shqiptar e nderoi me Urdhrin “Naim Frashëri të klasit I, II e III”. Bashkia e Shkodrës e ka nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.


Bekimi i pikturës së re në Katedralen Françeskane. Vepër e maestros Pjerin Sheldjia (26 dhjetor 2018)

Pjerin Sheldija u nda nga jeta, më 30 gusht 2022, në moshën 85-vjeçare.

Piktori i shquar shkodran u përcoll me nderimet e duhura, dhe për të u mbajt edhe një meshë e shenjtë në Kishën Françeskane.

“Pjerin Sheldia: “Emër që do të kujtohet sa të ketë ‘elterë’”, shkruante faqja zyrtare e Vatikanit, në gjuhën shqipe, në një artikull të shkruar enkas për ndarjen nga jeta të piktorit shkodran.

“Piktori i shquar Pjerin Sheldia ndërroi jetë duke lënë pas një pasuri të tërë pikturash ndër Kisha e në studion e tij, në shtëpinë e vjetër atërore në lagjen e lashtë të Serreqit, ne Shkoder, të shquar për artistë të mëdhenj”, shkruhet midis të tjerash në artikull.

***

Mjeshtri i afreskeve u lind në lagjen Arra e Madhe të Shkodrës (afër sht[pisë së poetit dhe patriotit Pashko Vasa) me 9 korrik 1937, në një familje të njohur katolike dhe qytetare shkodrane.


Shkodra, peizazh nga Pjerin Sheldija

“Filloren e nisi në shkollën e Jezuitëve, ma vonë 11 Janari, e mandej në atë Ndoc Mazi. Talentin e tij për pikturë e dalloi mësuesi i tij i vizatimit Luigj Sheldija. Piktorja Nelda Gera, të cilën e pati drejtuese të rrethit të vizatimit në Shtëpinë e Pionierit në Shkoder, cila e këshilloj që të ndiqte studimet për pikturë në Liceun Artistik në Tiranë.


Liceu i vjetër, në Tiranë

“Në 1956, ai filloj mësimet në Liceun Artistik të Tiranës ku pat mësues Abdullah Eminin (Cangonji), Abdurrahim Buzën (drejtori i Liceut) në Pikturë e Skenografi, Kel Kodhelin në Perspektivë, Janaq Paçon e Kristina Hoshin në Anatonmi, Andrea Manon në Histori Artit, Sadik Kacelin në Pllakatë. Nexhmedin Zajmi, Shaban Hadërin e Guri Madhin në vizatim”, shkruan Pjetër Logoreci, në një profil kushtuar Pjerin Sheldisë.

Mësuesit Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Kristina Hoshi Koljaka dhe Kel Kodheli

Me kryerjen e Liceut në vitin 1961 (me një nderprerje për të kryer shërbimin ushtarak), u emërue mësues në Shkollen Pedagogjike të Shkoders.

Gjatë periudhës së mesimdhanies ai punoj në disa shkolla të Shkodres si mësues vizatimi: në Shkollën Ndoc Mazi, Shkollën 10 Korriku, në Institutin e Lartë Pedagogjik (për ciklin e ulët).

Kudo që punoi, krahas mësimdhënies së vizatimit krijoj dhe drejtoj rrethet e pikturës me nxanësit ma të përzgjedhur të shkollave, deri në vitin 1992 kur doli në pension.

Krahas punës si mësues ai punonte pa ndërprerje edhe vizatime, piktura e karikatura, merrte pjesë në ekspozita të ndryshme lokale e kombëtare si dhe të botonte punimet e tija (vizatime e karikatura) në organet e shtypit të kohës si: gazeten Jeta e re (gazetë e Shkodres), Mësuesi, Puna, Bashkimi, Revisten Shqiptarja e re, Revisten Ylli, Hosteni, ku ka marrë edhe çmime kombëtare. Në Konkursin Kombëtar të organizuar në 20 vjetorin e revistës Hosteni, ai meritoj çmimin e dytë.

Si të gjithë artistët, krijimtaria e Sheldisë në periudhën komuniste i asht përmbajtë në mënyrë të detyrueshme metodës së realizmit socialist, temave të kohës. Ai ka provue të lavrojë të gjitha llojet e gjinive, tue provue çdo teknikë, por kompozimi e terhiqte ma tepër, pa lanë mbrapa portretin, pejsazhin e natyren e qetë (influencë e mësimeve të Vladimir Janit).

Gjatë rinisë së tij, Pjerin Sheldija, përveç se piktor ishte aktiv edhe si aktor dhe skenograf me teatrot amatore në Shkoder, shfaqje që viheshin në skenë nga shoqëritë e ndryshme kulturore si dhe Shtëpia e Kulturës.

Duhet përmendur që, në një ekspozitë e vitit 1982, ku mjeshtri Sheldija merr pjesë me një punim me temë “Ngritja e flamurit me 1914 në Kështjellen Rozafat”, ku ndër atdhetarët që mbajten fjalën për flamurin, ishte dhe At Vinçenc Prendushi të cilin autori e realizoj si figurë civile, mbasi ju ndalue me e vendosë në tabllo si frat françeskan. Me ardhjen e demokracisë kjo pikturë u ripunue dhe At Prendushi shihet aty, si klerik, me petkun e fratit. Sot kjo vepër ndodhet në Vatikan.

Mjeshtri Pjerin Sheldija punoj në zbukurimin e pothuajse të gjitha kishave të Shkodres dhe të fshatrave për rreth, si në vepra murale (kupolat, kollonat, tavanet), por edhe në pikturën në telajo. Gjurmët e tija i gjejmë në 36 Kisha e kuvende, mbrenda e jashtë vendit, tuj fillue me Katedralen e Shkodres, Kishen e Sh’Françeskut (në Gjuhadol), Kishë e Zojës Rruzare (te Arra e Madhe), Kishen e Torovicës, Kishen e fshatit Malocaj, të Balldrenit, të Blinishtit, Kishen e Gjadrit, Kishen në Baçel, në Peraj, Nenshat, Vau Dejës, Shën Gjergj, Shtoj, Braticë (në Mal të Zi), Dinoshë, Razmë, Kishen në Bushat e Stajkë.

Janë të famshme tashmë afresket e Sheldisë, me gjyqet komuniste ndaj klerit katolik.

“Veçanti e punës së tij është ngjitja e elementëve kombëtarë personazheve biblikë. Me famë në Shkodër është “Zoja e Shkodres” veshur me kostum kombëtar, pikturë e realizuar nga profesor Pjerini”, shkruan shkrimtari i njohur shkodran, Andreas Dushi.

Famullia e Bushatit ka tre punë të piktorit Pjerin Sheldija, midis tyre edhe një kushtuar vizitës së Nënë Terezës në Bushat.

Pjerin Sheldija trajtoi në punimet e tij si klerikët e njohur…


At Gjergj Fishta

… temat fetare…

natyrat e qeta…

… peizazhet…

dhe kompozimet e fuqishme.

Ai pikturoi gjithashtu njerëzit e thjeshtë dhe tema sociale.

Kolec Traboini i ka kushtuar një videoprofil piktorit Pjerin Sheldija.

_________________
Tiranë, më 18 korrik 2024

“Rrënjët” e mjeshtrit Agim Sulaj!

Piktori i kompozimeve të fuqishme dhe portreteve hiperrealiste celi ekspozitën e tij në "Maritim Plaza Hotel" në Tiranë

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.