Shaban Hysa, mitiku i skenografisë!

“Piktori i Merituar”, Shaban Hysa është një nga emrat më të rëndësishëm në skenografinë dhe pikturën shqiptare.


Nga Dash Frashëri

Shaban Hysa, mitiku i skenografisë!

Mbi 250 skenografi në Teatrin Kombetar dhe Teatrin e Operas dhe Baletit!

“Piktori i Merituar”, Shaban Hysa konsiderohet si një nga emrat më të rëndësishëm në skenografinë dhe pikturën shqiptare.

***

Shaban Hysa u lind, më 30 shtator të vitit 1938, në Tiranë.


CV e përgatitur nga Shaban Hysa

Ndërroi jetë më 28 gusht të vitit 2005, në moshën 67-vjeçare. Një rrugë në kryeqytet mban emrin “Shaban Hysa”.


Varri i Shaban Hysës 

***

“Shaba” kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja, në Tiranë, në degen e pikturës ne harkun kohor 1953-1957.

Nga 1957 deri në vitin 1961, kreu studimet e larta ne Akademinë e Arteve të Bukura të Varshavës – Poloni, në degen e pikturës dhe specialitet skenografi-grafikë. Po, në këtë akademi studioi edhe piktori i njohur shkodran, Danish Jukniu.

Mbron diplomen me skenografine e drames “Mbi gërmadha” të Fadil Paçramit në Teatrin Popullor ku edhe filloi punën si skenograf, arkitekt skene dhe kostumograf.

Në shtator 1963 shkoi si skenograf ne Teatrin e Operës dhe Baletit deri më 1970.

Në vitin 1970 emërohet Pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ku ngriti për herë të parë në Shqipëri Atelienë e Skenografisë, të cilën e drejtoi deri në vitin 1979.

Ka punuar për një kohe në Lidhjen e Shkrimtareve si drejtues i komisionit te arteve te aplikuara dhe me 1979 u rikthye ne Teatrin Popullor.

Piktori Shaban Hysa ka projektuar skenografi dhe kostume për thuajse të gjitha Teatrot profesionistë në Shqipëri, Teatrin Kombëtar, Teatrin e Operas, koncerte qeveritare, Koncertet e Majit, Festivalet e Këngës në RTSh dhe për skena në vende të ndryshme jashtë vendit.

Shaban Hysa është skenografi i Festivalit të Parë të Këngës në Radio, në vitin 1962 (21-23 dhe 26 dhjetor), të cilin e prezantuan Margarita Xhepa dhe Luigj Gurakuqi, por edhe disa të tjerëve.

Hapsësira kohore e veprimtarise se tij shtrihet 40 vjet: në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, me me tepër se 250 realizime në skenografi dhe 600 te tilla ne kostumografi.

Ai punoi mbi 250 skenografi në Teatrin Kombetar dhe Teatrin e Operas dhe Baletit, ku veçohen pjesët : “Furrnalta”, “Epoka para Gjyqit“, “Monserati”, “Romeo dhe Zhulieta”, “Prometeu”, “Shkallët”, “Valsi i Titanikut”, “Vdekja e Dantonit”, “Rikardi III”, “Besa”, “Oportunesku”, “Tiranozauri”, “Gjethja”, “Streha e të harruarve”, “Halili dhe Hajrija” etj.

Shfaqjet dhe skenografitë në ditarin e Shaban Hysës

“Pas skenografëve të improvizuar të viteve ’50, si V. Mio, R. Daberdaku e I.Hidri, vitet ’60 kishin sjellë skenografët e parë profesionistë si Shaban Hysa, Agim Zajmi, apo Hysen Devolli. Në vitet ’70 krijimtaria e këtyre artistëve kishte arritur kulmin, ndërsa kritika e kohës në vitet që do të pasonin do të veçonte skenografi funksionale si ajo e Sh. Hysës në veprat “Shoqja nga fshati”, apo “Furrnalta”, atë piktorike të Agim Zajmit në veprat “Lumi i vdekur” e “Besa e madhe”, ku zgjidhjet volumetrike e funksionale të mizanskenave, përshtaten me veprën sipas kërkesës të kohës”, shkruan Dr. Ermir Hoxha në librin e tij studimor, “Arti në Shqipëri në vitet 1945-2000

Aktiviteti krijues i tij shtrihet në të gjitha gjinitë e skenografisë dhe pikturës, si pjesëmarrës në aktivitete teatrore, por edhe në ekspozita kombëtare, ku është nderuar me mjaft çmime.

***

OPERA DHE OPERATA

Opereta “Princesha e Çardashit”, premiera së cilës u shfaq më 2 korrik 1964. Kompozitor: Imre Kȧlmȧn. Libreti: Leo Stein & Bela Jenbach. Dirigjent: Rifat Teqja. Regjisor: Luigj Gurakuqi. Skenograf: Shaban Hysa. Mjeshtër kori: Kostandin Trako. Koreograf: Skënder Selimi.

Në shtator të vitit 1964, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore shfaqi operetën “Vjeshtë e artë” të kompozitorit Tish Daija. Një operetë e realizuar me libret të Aleksandër Banushit, regji të Luigj Gurakuqit. Dirigjimi i shfaqjes iu besua mjeshtrit Milto Vako, koreografia Gëzim Kacelit dhe skenografia piktorit Shaban Hysa.

Opera “Rigoletto” u shfaq më 21 mars 1965. Kompozitor: Giuseppe Verdi. Libreti: Francesco Maria Piave.Dirigjent: Mustafa Krantja. Regjisor: Luigj Gurakuqi. Skenograf: Shaban Hysa. Mjeshtër kori: Kostandin Trako. Koreograf: Agron Aliaj.

Opera “Dasma e Figaros” u shfaq më 26 shkurt 1966. Kompozitor: W.A Mozart. Libreti: Lorenzo da Ponte. Dirigjent: Rifat Teqja. Regjisor: Jorgjia Truja. Skenograf: Shaban Hysa. Mjeshtër kori: Kostandin Trako

Në 17 janar 1968 kompozitori Prenkë Jakova, libretisti Llazar Siliqi, dirigjenti Mustafa Krantja, regjisori Pirro Mani dhe piktori Shaban Hysa vunë në skenë operan ”Skënderbeu”, e cila mbetet vepra e parë historike e plotë në muzikën shqiptare, që tregon një afresk të madh, të një epoke të lavdishme në historinë tonë kombëtare. Interpretuesit e parë në rolin e Gjergj Kastriotit kanë qenë Xhoni Athanas e Ibrahim Tukiçi, në rolin e Mamicës, Luzia Papa e Tefta Çavo dhe në rolin e Donikës Nina Mula dhe Irena Gjergjo.

 

Opera “La Boheme” u vu në skenën e TKOBAP në muajin nëntor 2016. Nën dirigjimin e maestros Salvatore Percacciolo, regjisor Andrea de Manincor, skenografia dhe kostumet nga Shaban Hysa dhe interpretimin në rolet kryesore Eva Golemi, Jenish Ysmanov, Enkelejda Kamani, etj.

BALETE

Këto foto i përkasin baletit “Delina. Ishte 17 maj i vitit 1964, kur kompozitori Çesk Zadeja, mjeshtri Panajot Kanaçi, dirigjenti Rifat Teqja dhe piktori Shaban Hysa vunë në skenë baletin e dytë shqiptar “Delina”.

Baleti për fëmijë “Petja dhe Ujku”, premiera e tij u realizua më 30 dhjetor 1964. Kompozitor: Sergei Prokofiev. Dirigjent: Mustafa Krantja. Baletmaester: Skënder Selimi. Skenograf: Shaban Hysa.  Regjisore: Jorgjia Truja.

Drama “Halili dhe Hajria” është shkruar në vitin 1949 nga Kolë Jakova. Ajo pasqyron trimërinë e luftëtarëve të Malësisë së Madhe në ndeshje me pushtuesit turq, në shekullin XVIII

Baleti shqiptar “Fatosi partizan”, u shfaq më 27 tetor 1967. Kompozitor: Kozma Lara. Libreti: Panajot Kanaçi. Dirigjent: Rifat Teqja. Vënë në skenë nga: Panajot Kanaçi, Agron Aliaj Zoica Haxho. Piktor: Shaban Hysa

Më 14 dhjetor 1988 u shfaq premiera e baletit “Zhizel”. Muzika: Adolphe Adam. Libreti: Jules-Henri Vernoy de Saint-Georges, Théophile Gautier. Vënë në skenë nga baletmaestër: Agron Aliaj. Skenografia dhe kostumet: Shaban Hysa. Dirigjent: Rifat Teqja.

Skica kostumografie nga Shaban Hysa për baletin “Zhizel” (1988).

***

TEATRI KOMBËTAR

Shaban Hysa ka realizuar skenografinë e shume shfaqjeve teatrale. I respektuar gjithmonë nga aktorët dhe regjisorët me të cilët ka punuar.


Skenografi Shaban Hysa (1938-2005) me aktoret Jetmira Dusha (majtas) dhe Merita Zoto.

“Epoka para gjyqit”, vepër e Ekrem Kryeziut, regji të Piro Manit dhe skenografi të Shaban Hysës,  është vënë në skenë, më 14 dhjetor 1980.

Në 1982, Teatri Popullor ngjiti në skenë dramën “Udha e flamurit”, kushtuar shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. Autorë: Ruzhdi Pulaha dhe Mirosh Markaj, regjia: Pirro Mani, skenografia: Shaban Hysa, muzika: Sokol Shupo, interpretim: Edmond Budina (në rolin e Ismail Qemalit), Ahmet Pasha, Zef Bushati, Gjon Karma, Violeta Manushi, etj.

Shfaqja “Prometeu”, e shkruar nga Viktor Eftimiu, u vu në skenë në vitin 1984. Regjisorë ishin Piro Mani dhe Fatos Haxhiraj, Skenograf & Kostumograf Shaban Hysa.

Aktori Niko Kanxheri në vepren “Gjethja”, e luajtur në Teatrin Kombëtar. Skenografia Shaban Hysa. Autor Vangjel Kozma. Regjia Naun Shundi.

Kryevepra e Shekspirit, “Romeo dhe Zhulieta”, u vu në skenë me regji të Dhimitër Pecanit, më 12 shtator 1987. Skenografia iu besua Shaban Hysës.

***

Shaban Hysa është gjithashtu, një piktor shumë i mire dhe me punë shumë të vlerësuara.

Një nga kompozimet më të njohura të Hysës është “Besëlidhja”.


“Më tej”, 1969


“Kur lindi Partia”, 1974


“Traktet”, 1976

_____________
Tieanë, 23 korrik 2024

Lexo më shumë nga

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.