Qazim Arifi fitues i “1′ Trofeo World Art Collection”
Skulptori shqiptar e fitoi trofeun në ekspozitën e organizuar nga “ArtExpo Gallery”, në Bienalen e Cesenatico në Itali.
Skulptori i mirënjohur, Qazim Arifi, është fituesi i “1′ Trofeo World Art Collection”, në ekspozitën e organizuar nga “ArtExpo Gallery” në Bienalen e qytetit të Cesenatico, në Itali, nga 6-31 korrik.
Në Certikatë është shënuar edhe motivacioni për këtë çmim: “Për angazhimin konstant dhe kreativitetin në rrugëtimin e tij artistik”.
Në muajin qershor, Arifi mori pjesë në ekspozitën kolektive të hapur në Romë, me një nga punimet e tij të njohura, bustin e ish-biznesmenit të ndjerë, Muhamet Malo.
Ishte Jose Van Roy Dali, djali i piktorit të madh surrealist Salvador Dali, ai që bëri prezantimin e veprës së realizuar nga Arifi.
Në muajin shkurt , skulptori Arifi mori pjesë në dy ekspozita të mëdha në SHBA: “USA Tours” Los Angeles dhe Florida.
Mjeshtir 82/vjeçar është një skulptor realist, mjeshtër i portretit dhe i psikologjisë artistike.