Bashkim Ahmeti Izano, piktori i një bote ëndrrash!
Bashkim Ahmeti Izano është një nga artistët elitarë shqiptarë. Kadare: Në pikturat e tij ndihet liria.
Nga Dash Frashëri
Bashkim Ahmeti (Izano) konsiderohet si një nga piktorët elitarë shqiptarë.
“… Në pikturat e Bashkim Ahmetit ndihet liria. Një liri e re dehëse pas dimrit të gjatë të diktaturës komuniste. Tani i cliruar krejt piktura e tij merr frymë lirisht”, është shprehur shkrimtari i madh, Ismail Kadare.
Ismail Kadare, i pikturuar nga Bashkim Ahmeti
***
Bashkim Ahmeti Izano është lindur dhe rritur në Gjirokastër, në shtëpinë e Balashit, te shtëpis e nënës së tij, Zibo. Babai i tij, Zano Ahmeti, ishte nga Mashkullora ku kishte pronat e tij, ara dhe bagëti.
“Gjirokastra”, piktor Bashkim Ahmeti Izano
Arsimin shtatëvjeçar e kreu në shkollën “Koto Hoxhi”, në Gjirokastër, ku edhe mori mësime të veçanta për vizatim dhe pikturë.
Në vitin 1963, në moshën katërmbedhjetë vjec shkon në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë .
Ne Liceun Artistik mësoi vizatim dhe pikturë nga Guri Madhi, plastikë nga Janaq Paco, akuarel dhe dekoracion nga Abdurahim Buza, perspektivë nga Kel Kodheli dhe kompozim nga Naxhi Bakalli. Aty mësoi historinë e përgjithshme dhe atë të Shqipërisë, Letërsi Shqipe dhe Letërsi Botërore, si edhe Gjuhë Ruse. Krahas këtyre mësoi algjebër, gjeometri, fizikë, kimi dhe biologji.
Liceun Artistik e perfundoi ne vitin 1967 me rezultatet më të larta. Po atë vit me 1967 filloi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ku për katër vite mësoi pikture e kompozim në klasën e piktorit Sali Shijaku, vizatim me skulptorin Muntaz Dhrami, grafike dhe pikturg monumentale me piktorin Ksenofon Dilo, tekstil dhe dekoracion me piktorin Danish Jukniu, dhe skenografi me piktorin dhe skenografin Shaban Hysa.
Krahas tyre mësoi: Perspektivë , Filozofi , Historinë e Estetikës, Anatominë e Njeriut, si edhe Gjuhën Ruse dhe Historinë e PPSH.
Në vitin e pestë përgatiti punimin e diplomës me skenografinë e drames ‘’Një tragjedi optimiste’’ te V. Vishnjevskit, në drejtimin e piktorit Ksenofon Dilo .
Foto: Skena e pare nga dramatizimi i ”Skenderbeu i pa Fat” Viti 1971 kur Ahmeti ishte student ne vitin e katert. Regjisor ishte i ndjeri Petrit Tuna, pedagog i klases se aktrimit.
Institutin e Lartë të e Arteve e mbaroi në vitin 1972 me rezultatet më të larta dhe për një vit punoi asistent në klasën e piktorit Sali Shijaku.
Ne vitin 1973, emërohet skenograf në Teatrin Çajupi, në Gjirokastër. ku punon për trembëdhjetë vite me disa shkëputje herë pas here.
Gjatë kesaj kohe angazhohet me skenografi edhe për teatrin e Fierit , teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durres si dhe për Teatrin Popullor dhe Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë.
Opera shqiptare “Toka Jonë” u shfaq më 6 qershor 1981. Kompozitor: Pjetër Gaci. Skenograf: Bashkim Ahmeti.
Më 8 nëntor 1989 u shfaq premiera e baletit “Vajzat e qytetit të gurtë”. Kompozitor: Çesk Zadeja, Skenograf: Bashkim Ahmeti.
Në vitin 1979 deri ne vitin 1982 drejton grupin e artistëve që punuan për projektimin dhe zbatimit e pjesës ekspozicionale te’’ Muzeut Skenderbeu’’ në Krujë ku gjithashtu pikturoi vec te tjerash edhe afreskun Kuvendi i Lezhës .
Afresku në proces…
“Afresku “Kuvendi i Lezhës” u konceptua nga artisti Bashkim Ahmeti i ndikuar nga arti bizantin. Në pikturë zhvillohen tre ngjarje të ndryshme”, shkruan studiuesi Ylli Drishti, në botimin e tij, “Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (2012)
Autori i afreskut “Kuvendi i Lezhës”, Bashkim Ahmeti dhe bashkëshortja e tij Pranvera, shoqëruar nga çifti i mirënjohur i artit dhe televizionit Timo Flloko dhe Vera Grabocka në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë.
Ne vitin 1983 është përsëri skenograf ne Gjirokastër deri në vitin 1986 kur punon me grupin e piktoreve per ngritjen e muzeut Enver Hoxha ne Tiranë.
Ne vitin 1988 ështe piktor në profesion të lirë dhe gjithashtu pedagog i piktures dhe vizatimit ne Akademinë e Arteve në Tirane ku punoi për tetë vjet deri në vitin 1995 kur emigroi ne SHBA. Qe nga viti 1995 e në vazhdim jeton në New Jersey ku ka studjon e tij, “Studjo Izano”.
***
Kanë qenë të shumta ndikimet që e kanë perfeksionuar piktorin dhe i kanë dhënë formë talentit të tij.
“Ndikimet e mija janë të pafundme, për mënyrën se çfarë kam dashur të bëj më ka ndikuar Abdurrahim Buza, më pas ka qenë Vangjush Mio, për të kuptuar sesa e hollë është mjeshtria e pikturës. Ndërkohë piktorë botëror kanë qenë El Greco, piktura mesjetare më ka ndikuar shumë gjithashtu. Ndikim shumë i madh, ka qenë edhe Kadare e shkrimtarë të tjerë, për të përcjellë anën shpirtërore të shqiptarëve dhe hedhur në tablo bukurinë natyrore që ne kemi.”, citohet ai nga portali Dritare.net.
Vangjush Mio, El Greco dhe Abdurrahim Buza
EKSPOZITAT
Shkrimtari Ismail Kadare viziton ekspozitën personale të piktorit Bashkim Ahmeti Izano, në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Bashkim Izano ekspozitën e parë personale e ka hapur në Pallatin e Kulturës në Gjirokastër, në vitin 1985, për të vazhduar me ato në Muzeun Historik Kombëtar (1985, 1991, 1993, 1995), disa në Galerinë Kombëtare të Arteve (2004, 2008 dhe 2016), në Shtëpinë “Kadare” në Gjirokastër (2016). Ekspozita personale ka hapur edhe në SHBA, Angli, Turqi dhe Danimarkë.
Ai ka ekspozuar punët e tij ne ekspozita kolektive në SHBA, Itali, Francë, Turqi, Egjipt, Serbi, Kosovë dhe Greqi.
Bashkim Ahmeti ishte një nga 23 arstistët që ekspozuan punët e tyre në ekspozitën “Ngjyrat e Shqipërisë në botë” (qershor 2004), e organizuar nga UNHCR dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila u vizitua edhe nga kryeministri i kohës, Fatos Nano.
Në 2008, qytetin Muze të Gjirokastrës, Pasuri Boterore e UNESCOS, Bashkim Ahmeti pas dhjetëra ekspozitave te hapura në vende te ndryshme te botes ka zgjedhur Kalane e Gjirokastres per t`i paraqitur pikturat e tij.
Ekspzita e tij në Galerine Kombëtare të Arteve në Tiranë, 28 Tetor-25 Nëtor 2016, ishte një “boom mediatik”.
Në studion e tij gjithmonë ka një punë në proces.
“Në historinë e artit shqiptar të fundit të shekullit XX, emri i piktorit Bashkim Ahmeti është vlerësuar dhe renditur si piktori më i veçantë peizazhistë shqiptarë, Artisti Bashkim Ahmeti është piktor unikal, tërësisht i dedikuar në shprehjen e vizionit të tij krijues. Tablotë e tij janë plot frymëzim, që të rrëmbejnë në një botë ëndërash, metaforash, simbolesh të shoqëruara me një kolorit tronditës por edhe të bukur me ngjyra potente”, thotë studiuesi Ylli Drishti.
Ekspozita e fundit ku Bashkim Ahmeti Izano ka marrë pjesë në Shqipëri, është ajo “The Magic Mountain” (9-29 shkurt 2024), e hapur në “Golemi Art Gallery” (në Tiranë), së bashku edhe me piktorët Arben Golemi, Ardit Boriçi, Gazmend Leka dhe Hasan Nallbani.
Izano ka trajtuar një sërë tematikash në pikturën e tij.
“Eksodi” me një gjetje biblike.
“Martesa e mbretit” të lë pa fjalë.
“Gratë me të kuqe”
“Xhubleta”
“I munduri”, 1993
Piktori është gjithmonë në frymëzim.
“Frymëzim”, 1992
“Nudot” e Bashkimit janë joshese, në çfarëdo pozicioni me çfarëdo mgjyrash që ai i pikturon.
“Punët e Izanos (Ahmetit) i përshkon një romatizëm i dukshëm por gjithsesi arti i tij është më fantastik dhe surreal”, shkruan Harry Eyreson i revistës së madhe amerikane “Newsweek”.