“Better Red Than Dead”

“Mjeshtri i Madh”, Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në “Golemi Art Gallery”. Deri më 22 shtator 2024.


Nga Dash Frashëri

“Better Red Than Dead”

“Më i mirë i kuq se i vdekur”. Është kjo simbolika e ekspozitës së “Mjeshtrit të Madh”, Helidon Haliti, e hapur dje në “Golemi Art Gallery”, në kryeqytet. Ekspozita do të qëndrojë e hapur, deri më 22 shtator 2024.

Piktori i mirënjohur Haliti vjen me dhjetë punë ku mbizotëron e “kuqja”, kompozime të bukura, por edhe me provokimin artistik në stilin e tij.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është farë i thjeshtë. Po prezantoj një cikël personal, që e dua shumë, me bazë të kuqen, jo e kuqja e flamurit, e gjakut apo simbolika agresive, që dikur ka qenë edhe simbolika e komunizmit, aspak. Ky është një moment që artisti mendon se duhet të shohë këto raporte, dhe ashtu vendosa.

Arsyeja pse e bëra këtë ekspozitë në një galeri private, është se është një fenomen i rrallë në fakt, në Shqipëri, ku tregu nuk drejtohet për hir të së vërtetës, galeritë zakonisht mbyllen, institucionet shtetërore janë në një moment që po i rregullojnë të gjitha: Galeria, Muzeu Kombëtar. Kështu që padyshim, mbështes nismën e këtyre galerive private, që më pas të ngrihen në fondacion, dhe pse jo më pas të lëvizin vetë.

Kështu që duhet që të gjithë artistët , dhe të rinjtë, por sidomos ata që duan ta promovojnë veten e kanë një mundësi.

Është një galeri shumë elegante “Golemi Art Gallery”, ku unë padyshim kam një shenjë prej 35 vjetësh njohje me Arben Golemin kur ai ka qenë në Berat. Paraqesim kontributet tona dhe eksperiencat tona, pasi arti i interierit ta lejon këtë gjë, ndërkohë që në këto momente ne po zhvillojmë “MuralFestin” në eksterier dhe i përkushtohemi publikut në një masë të gjërë, këtu ka një lloj elite të ftuarish”, tha piktorit Haliti për RTSH.

Midis pjesëmarrëse ne “vernissage” ishin edhe drejtori i Galerisë së Artit të Pejës në Kosovë, Turhan Bajraktari dhe piktori kosovar me banim në Austri, Gazmend Freitag.

 

***

PUNËT E EKSPOZITËS

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.