“Inkadeshente”, himni i artit të Bashkim Dervishit!

Një ekspozitë e bukur, plot dritë dhe sensualitet. Kurator Ardian Isufi. E hapur në Galerinë FAB, deri më 5 tetor.


Nga Dash Frashëri

“Inkadeshente”

Një ekspozitë e bukur, plot dritë dhe sensualitet nga piktori i mirënjohur, Bashkim Dervishi, e hapur në Galerinë FAB, të Univerisitet të Arteve.

Ekspozita është kuruar nga Prof. Asc. Dr. Ardian Isufi.

Të pranishëm ishin artistë, dashamirës të artit, miq dhe familjarë të piktorit Dervishi.

Edhe unë si botues i portalit kushtuar Arteve Pamore, “DashArt.al”, e shijova ekspozitën.

***

“Ka shumë arsye për të vlerësuar një vepër apo rrugëtim artistik.

Së pari, vjen nga historiku i një atropologjie pamore që fikson nuancat e jetës së artistit të përkthyera në copëza imazhesh epike apo rutinë, në përndritjen e shpirtit artistik që nga penelatat piktorike ndriçon histori njerëzore, hera herës në intimitetin e ngjarjeve të vogla, e hera herës në përplasjet historike të ngjarjeve të mëdha kulturore.

Së dyti, vjen nga një hulumtim i detajuar estetik të marrëdhenies së artistit me kohën e tij, në përthyerjet e mjeteve artistike, ku shpesh fotografia si memorie historike gërshetohet me pikturën poetike, sekuenca imazhesh ikonografike kombëtare apo ndërkombëtare pasqyrohen në fetishe të reja pamore duke ndërtuar një dialog të ri kulturor”, shkruan Isufi në tekstin kuratorial.

E megjithatë Bashkim Dervishi i thur himn “Gruas”, magjisë së saj, brishtësisë dhe njëkohësisht forcës së saj pamore në situata të ndërmjetme, diku në përditshmëri dhe diku në kapërcyell të historisë së artit. Ai është Adami Postmodern që e ndjek Evën në kopshtin e artit të tij, duke na servirur të zhveshura jo thjesht figurat femërore, por duke zhveshur historinë. “Mona Lisa e Da Vincit” bëhet më e fortë dhe tunduese në “Nudon/Mona Lisa të Dervishit”, apo “Motra Tone e Idromenos” fiton fuqinë e brishtësisë femrore në nuditetin e fshehur në “Motrën Tone të Dervishit”.

Ambiguiteti i imazheve nga i njëjti imazh është një koncept dhe gjendje e qartë artistike i tij duke analizuar si ndikojnë në jetën tonë të përditshme imazhet e një kulture popullore (Pop Arti).

“Çdo penelatë e tij është si të pikturosh një dritë të brendshme, një inkandeshencë shpirtërore, ashtu siç vetë artisti thotë si e përshkruan me fjalë të thjeshta kritiku Llambi Blido se “në pikturat e Bashkimit penelatat duken si llampa neoni”, thekson kuratori Isufi.

Një ekspozitë e bukur, si një tufë me lule shumëngjyrëshe.

DISA NGA PUNIMET E EKSPOZITËS
(Fotot nga Krista Janushi)

 

 

“Montmartre” – lagjia e famshme e artistëve bohemë në Paris!

Vizita në lagjen e artistëve të Montmartre të dërgon në një pjesë të vecantë të kryeqytetit francez.

Qazim Arifi, skulptori më i mirë i Bienales “Usa Tour 2023-2024”

Arifi ekspozoi punët e tij në "Bienalen Usa Tour" në Los Anxheles, Uashington, Miami dhe Nju Jork.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.