“Euro-Kosova Art” sjell në Kosove 35 artistë nga 14 shtete
Hapja e Ekspozites se Festivalit Euro Kosova Art u bë më datë 28.092024, ora 19.00 në Flori Gallery
Nga Prof. Muhamet Ahmeti-Metis!
Edicioni 13- i Festivalit Ndërkombëtar “Euro-Kosova Art” solli ne Kosove 35 artiste nga 14 shtete te botes.
Kjo ngjarje kulturore e cila u organizua nga 22-29 shtator 2024 u mbajt me sukses te plote nen organizimin e Muhamet Ahmeti Metis (kurator)dhe stafit percjelles: Adriana Sedaj – kordinatore, Hajrush Fazliu (koordinator artistik), Naser Shatrolli (kritik arti / regjisor) dhe Ile Demiri (informimi medial).
Gjate hapjes se aktivitetit kishte paraqitje instrumentalo – skenike dhe nje fjalim rasti nga nikoqiret.
Artistët e 14 shteteve prej nga vinin, si: Anglia, Ukraina, Finlanda, Çekia, Polonia, Italia, Greqia, Jordania, Bullgaria, Sllovenija, Maqedonia e Veriut, Letonia, Shqiperia dhe Kosova për 8 ditë sa qendruan, eksploronin motive dhe gjeneruan energjinë e tyre artistike kushtuar temës “Kosova ime e bukur” përmes formave të caktuara figurativo – abstrakte.
Në pikturat e tyre, imazhet, përmbajtjet dhe kompozimet e tyre, me ngjyra vallëzojnë si mendimet e lira që kërcejnë në brendësi të shpirtit dedikuar Kosovës së dashur!
Gjate vizitave neper Kosove, artitet vizituan Kompleksi Memorial në Prekaz, Ansamblin Kombëtar “Shota”, Muzeu, “Dr. Ibrahim Rugova”, Muzeun Etnografik te Kosovës dhe “Flori Gallery” ne Prishtina Mall me pronar Trim Gjota dhe udhëheqësin artistik të Galerisë, Prof.Hajrush Fazliu.
Sponzor te festivalit ishin Komuna e Fushe Kosoves, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, Komuna e Prishtines si dhe sponzorin e pijeve .e vere Stone Castle.
Hapja e Ekspozites se Festivalit Euro Kosova Art u be me date 28.092024, ora 19.00 ne Flori Gallery, ku moren pjese shume artedashes, zyrtare dhe qytetare, duke i dhene madheshti manifestimit.
Ne ekspozite artistet prezantuan artin e tyre me vlere duke I shtuar Kosoves nje ngjarje kulturore qe vijon zhvillim te hovshem vit pas viti.