Qazim Arifi, skulptori më i mirë i Bienales “Usa Tour 2023-2024”
Arifi ekspozoi punët e tij në “Bienalen Usa Tour” në Los Anxheles, Uashington, Miami dhe Nju Jork.
Artisti i mirënjohur shqiptar, Qazim Arifi, është fituesi i “Bienales Usa Tour” (Turneut Amerikan të Artit 2023-2024), si skulptori më i mirë i ekspozitave të organizuara në SHBA, në Los Anxheles, Uashington, Miami dhe Nju Jork.
Është grupi organizator ndërkombëtar i artit, Fondacioni “Effeto Arte”, që e bën të ditur vlerësimin përmes një video.
Arifi ekspozoi vepra të ndryshme.
Pak muaj më parë, skulptori Qazim Arifi, ishte edhe fituesi i “1′ Trofeo World Art Collection”, në ekspozitën e organizuar nga “ArtExpo Gallery” në Bienalen e qytetit të Cesenatico, në Itali, nga 6-31 korrik.
Qazim Arifi konsiderohet si “poeti i skulpturës”, nga kritiku me famë ndërkombëtare Vittorio Sgarbi.