“Fate nuk u ndal në EboIi”
Fate Velaj – piktori, fotografi, romancieri dhe ambasadori – sjellë në Kozencë ekspozitën “FATE NUK U NDAL NË EBOLI”
Nga Daniela Malatacca
“Meraviglie di Calabria”
Provinca e Kozencës nderon “artistin e fytyrave përtej objektivit fotografik, dëshmitarin e problemeve dhe sfidave të kohës bashkëkohore” duke i organizuar një ekspozitë personale në muzeun e artit.
“Me një titull provokativ si një kundërshtim për “Cristo si è fermato a Eboli” (Krishti u ndal në Eboli” të Carlo Levi, Fate Velaj paraqet 70 shkrepje nga albumi i tij fotografik “Antologjia e fytyrave – një homazh për njerëzimin” me të cilat Velaj përmes fytyrave, eksploron thelbin e qenies njerëzore dhe me delikatesë, vëzhgon historitë e tyre personale.
Një udhëtimin vetjak tejet i gjatë shoqëruar nga aparatet e tij fotografik Leica dhe Hasselblad.
Fotografitë e Velaj janë rezultat i një dueli dashurie midis imagjinatës dhe teknikës, i një përvojë gjithëpërfshirëse si një test lakmusi.
Dimensioni njerëzor i perceptuar nga Velaj është pothuajse ai i ëndrrës, nga e cila, subjektet e tij dalin në pah.
Fotografia e tij është një magnet që fikson vështrimin mbi fytyra që sugjerojnë një identitet matanë kufijve individualë. Në to përfaqësohen vende të ndryshme, një kontekst periferik i varfërisë reale, por i mbështjellë nga humanizmi. Qoftë në periferi, në zona rurale apo brenda mureve të shtëpive, shfaqen figura që flasin me një vështrim, që komunikojnë, madje, “depërtojnë” thellësive të qenies njerëzore. Dhe për të arritur këto elemente karakterizuese të kompozimit fotografik, Velaj i le disa objekte në dritë të plotë duke i dhënë shikuesit çelësin e interpretimit…”
Kurator i Ekspozitës: Jean François Bachis Pugliese