Arti plot kuptim i Gazmend Lekës!
Kërkimi i një ekuilibri kompozicional harmonioz, një kompozim i hijshëm dhe shumë i gjallë.
Nga Eni Çobani
Hyn dhe menjehere çuditshëm,ne menyre personale, gjen korrespondencë ne kontekstin e kohes qe shpreh ne penelaten e tij Piktori i madh Gazmend Leka.
Une nuk jam kritike arti por thjesht nje njeri qe pikturen e do e shijon dhe me frymezon ne te gjithe dimensionin e saj me te gjithe karakteristikat themelore të stilit të vecante qe preka nga afer ne pikturat e Lekes.
Kerkimi i një ekuilibri kompozicional harmonioz, një kompozim i hijshëm dhe shumë i gjallë, me një linjë precize që modulon konturet e kohes qe shpreh vrrullshem piktori i ben me te gjalla ngjarjet dhe i lehtëson ato.
Ecen dhe ne secilen prej tyre ti ndjen se brendshmi nje te vertet qe me mire se me ngjyra as fjala si thote.
Një mendje e zgjeruar nga eksperienca te forta si keto, kurrë nuk mund të kthehet në dimensionet e vjetra prandaj fuqia e artit te bere ne kete rast ne telajo eshte force qe nuk ta jep dot vetem veprimi por dhe arti i holle dhe plot kuptim i bere qarte dhe i drejperdrejt i nje artisti te madh si Z.Gazmend Leka.
Faleminderit Profe per kete art,kulture,miresi qe i falni qytetit tone dhe per artin shqiptar ju jeni pasuri🙏
(Marrë nga faqja në Facebook e Eni Çobanit)