Kjo është Monaliza e piktorit Freitag
Monaliza e Da Vinçit është mahnitëse se fsheh mistere brënda vehtes. Gabriela fsheh dritën brënda portretit.
Nga Frrok Kovaçi
Kjo është Monaliza e piktorit Freitag. Edhe pse është portreti i Gabrieles!
Monaliza është mahnitëse se fsheh mistere brënda vehtes. Gabriela fsheh dritën brënda portretit. Dhe është e dukshme se jan pikturu dy Gabriela në një portret (Impresionizmi të lejon shum hapsira për mahnitje).
Nuk e di çfar ka patur në mendje piktori. Gabrielen engjullore në njëren anë e ate toksore në gysmen tjeter. Apo Gabrielen poete në njëren anë e Gabrielen femër në tjetrën anë. Gabrielen burrnesh e Gabrielen zanë. Apo një sibil malsore.
Dominanca e ngjyrës së gjelbërt është pikërisht limfa e pranverës që e lidh portretin me natyrën (jo natyra e shkretë si tek Monaliza). Përdorimi i ngjyrës së kuqe, pak në kafe i jep pamjes goxha agresivitet, jetë, guxim, mbase ka mendu, se poetet e ngjyjnë penën në gjakun e vet. Ata vdesin dhe rilindin brenda poezis. Pjesa e majtë ka më shum sfumatura të gjelbërta, me shum ëndrrime, pjesa e djathtë, sfumon drita e mendimit vertikal, ajo pjesë e ballit është në ngjitje, lart. Nga kjo prerje e portretit mjekrra e harkuar butsisht është krejt femrore. Kontrast me pjesën tjetër pak më vendosmeri maskile. Dhe, tërsija e portretit, është e dominuar nga mbivendosje,- dritë mbi dritë. Ndriqimi djellor i jashtëm, me diellin gati shpërthys së brendeshmi.
Urimet më të mira piktorit. Dhe je me fat që të ka ndodh të njohish një piktor të tillë. Kalofsh sa më bukur!