“Artet pamore” në Panairin e Librit
Ferid Hudhri, Ylli Drishti, Suzana Varvarica, Abaz Hado, Oltsen Gripshi, Bujar Kapexhiu, Andi Papastefani sollën botimet e tyre.
Nga Dash Frashëri
Panairi i 27-të i Librit, i zhvilluar nga data 13 deri 17 nëntor në Pallatin e Kongreseve, ishte një ngjarje e gëzuar për dashimirësit e librave.
Një organizim vlerash dhe promovimi të leximit. Motoja e këtij viti ishte “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”.
Panairi kishte mbështetjen e Shoqatës së Botuesve dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Në të morën pjesë 90 botues, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga treva të tjera shqipfolëse.
Edhe librat kushtuar arteve pamore ishin të pranishme në këtë panair, të sjellë nga disa shtëpi botuese, ndërsa studiuesi i artit, Ylli Drishti dhe piktori Bujar Kapexhiu, kishin stendën e tyre të personalizuar me emrat e tyre.
Studiuesja e mirënjohur Suzana Varvarica u paraqit me serinë “20 Mjeshtrit e Hershëm Shqiptarë” . Tre vëllime të prezantuara në stendën e Shtepise Botuese “Mediaprint”.
Prof. Dr. Ferid Hudhri paraqitej me botimin anglisht “Albanian in Arts”, nga Botimet “Onufri”.
Studiuesi Ylli Drishti kishte sjellë disa nga librat e tij.
Karikaturisti Bujar Kapexhiu paraqiti disa prej librave të tij, me vizatime, karikatura, ilustrime dhe skica. Ai firmosi shpesh autografe për lexuesit e tij.
Studiuesi, kritiku dhe esteti i artit, Ph.Dr. Oltsen Gripshi, u paraqit studimin shkencor me “Edi Rama: Neuroestetika e një artisti”, botuar nga Shtëpia Botuese “Botimet Onufri”. Një risi dhe një vepër shumë interesante mbi krijimtarinë e Kryeministrit Edi Rama.
Studiuesi Gripshi kishte edhe Monografinë “Fatbardh Marku: vizatime dhe grafika 1972-2022”, botuar nga Shtëpia Botuese “Botimet Jozef”.
Studiuesi i artit, Dr. Abaz Hado, paraqitej me studimin “Portreti 1880-2000”. Botues Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Dy librat me skica dhe vizatime nga arkitekti i mirënjohur, Andi Papastefani: “Tirana, 100 vjet kryeqytet” dhe “Berati, duke u endur dhe skicuar”. Shtëpia Botuese “Fenix”.
Shtëpia e mirënjohur Botuese “Toena” paraqitje me dy vëllime luksoze.
Botuesi “AE Editions” kishte historinë e artit botëror, një lloj enciklopedie.
Në Panair kishte dhe libra kushtuar piktorëve të huaj, të botuar nga “Botime Zenit”.
Në edicionin e 27-të të këtij panairi, çmimi “Shkrimtari më i mirë i vitit 2024” iu dha Enkel Demit, i cili përdor pseudonimin letrar Tom Kuka, për romanin “I rënë nga qielli”.
Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të vitit me romanin e saj “Kohëstrehim”.
Anastas Angjeli u shpall fitues i çmimit për studimin më të mirë në shkencat ekonomike.
Për sa u përket çmimeve të panairit të librit, çmimin për studimin më të mirë e mori profesoreshë Viola Isufaj me monografinë kushtuar poetit Zef Zorba: “Baladë dritash për Zorbën”.
Çmimi tradicional për përkthimin më të mirë në frëngjisht i shkoi Lindita Gjetanit, për veprën “Mirupafshim atje lart”.