“Nëntor 27”, dashuria e madhe për artin e bukur!

Grupimi i njohur piktorik vjen në edicionin e 27-të tij në Galerinë FAB. E hapur, deri më 24 nëntor.


Nga Dash Frashëri

“Nëntor 27”!

Grupimi i njohur piktorik “Nëntor” vjen në edicionin e 27-të tij me një ekspozitë të bukur, të hapur në Galerinë FAB.

Ekspozita vjetore vjen me veprat e 26 artistëve:

Aleksandër Filipi, Adrian Devolli, Agron Mesi Anastas Kostandini,  Andi Hila, Ardit Boriçi, Armand Boçe, Buron Kaceli, Brikena Berdo, Dea Tili, Eniela Veveçka, Erina Dibra, Erion Bardhi, Fatmir Juka, Gazmend Leka, Gjergji Marko, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Lec Shkreli, Llazar Taçi, Merita Selimi, Nesti Taço, Pëllumb Bylyku, Orlis Vathi, Vangjo Vasiliangjo Vasili dhe Zef Shoshi.

“Ekspozita “Nëntor”  është themeluar nga një piktor i shquar si Besim Tula, i cili ishte njëherësh dhe studiues, kritik dhe kurator ekspozitash.

Tashmë ajo organizohet me mbështetjen e piktorit Aleksandër Filipi.

Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntor” në edicionin e 27-të do të vijojë deri më datë 24 nëntor në galerinë FAB.

***

Organizatori Aleksandër Filipi vjen me një kompozim të bukur.

“Piktori i Merituar”, Zef Shoshi prezantohet me një portret të bukur të aktores së madhe, Violeta Manushi.

Anastas Kostandini me një kompozim interesant: “Fshati dikur”.

Piktori i mirënjohur, Ksenofon Dilo, vjen me një portret (“Elvira”) dhe një natyrë të qetë (“Shegët”)

Mjeshtri Llazar Taçi paraqitet me dy punime:

Peizazhisti i njohur Kujtim Buza ka sjellë dy peizazhe.

I mirënjohuri vjen një kompozim tipik të tij.

Adrian Devolli me dy kompozime abstrakte në stilin e tij:

Piktorja dhe pedagogia Dea Tili ka sjellë dy autoportrete të saj, të trajtuar me një frymë moderne.

Lec Shkreli me dy kompozime: “Peshkatarët” dhe “Masakra e Borovës”.

Piktori shkodran Fatmir Juka paraqitet me “Kopshti sekret”, një kompozim abstrakt.

Buron Kaceli me tre punime:

Pëllumb Bylyku me një version me ngjyra të tablosë së famshme të Pikasos, “Guernika” dhe “Përtej Kavaletit”

Vangjo Vasili: “Liqeni” dhe “At e bir”

Gjergji Marko sjell një portret:

Pedagogia Merita Selimi me një kompozim:

Nesti Taço:

Agron Mesi

Eniela Veveçka:

Ardit Boriçi

 

Erion Bardhi: “Pa titull”

Armand Goce me kompozimin “Eva dhe Adami”

Orlis Vathi me kompozim

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.