“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit


Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia dhe të kurimit të piktorit Helidon Haliti, çeli edicionin e tretë të ekspozitës “RINart”, punimet e të cilit u ekspozuan në Galerinë “2 Botë”, në Sefaran të Belshit.

Ekspozita përfshin mbi 400 punime të studentëve aktualë të cikleve Bachelor dhe Master, si dhe të atyre që kanë përfunduar studimet ndër vite, të cilët prezantojnë diplomat e tyre.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryebashkiaku i Belshit, Arif Tafani.

“Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit që organizuan në Belsh ekspozitën “RINart” e cila hedh themelet e fuqizimit të turizmit kulturor, mjaft të preferuar nga turistët vendas dhe të huaj”, shkruan kryebashkiaku Tafani, në rrjetet sociale.

POSTIMI I KRYEBASHKIAKUT TAFANI

Krenarë që u bënë bashkë në Belsh, në edicionin e tretë të ekspozitës “RINart” 🖼️🎨, studentët e Universitetit të Arteve të Bukura të Tiranës dhe ata të Universitetit të Prishtinës.

Në ekspozitën “RINart” , në Galerinë “2Botë” në 📍Seferan të Belshit, ideuar dhe kuruar nga piktori i talentuar Helidon Haliti studentët ekspozuan rreth 400 punime, duke promovuar talentet e reja të Fakultetit të Arteve të Bukura dhe duke nxitur kështu zhvillimin e turizmit kulturor në Belsh dhe në të gjithë zonën e Dumresë.

Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit që organizuan në Belsh ekspozitën “RINart” e cila hedh themelet e fuqizimit të turizmit kulturor, mjaft të preferuar nga turistët vendas dhe të huaj.

***

Përveç hapjes zyrtare, gjatë ditëve të ekspozitës do të organizohen workshope në mediumin e pikturës, akuarelit, instalacionit dhe fashion design.

Ekspozita shfaq një gamë të gjerë punimesh nga tetë programe studimore: fashion design, grafik dizajn, pikturë kavaleti, pikturë monumentale, fotografi, qeramikë, skulpturë dhe multimedia.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

Universiteti i Arteve, Tirane
Helidon Haliti art

Posted by DashArt.al – Portali i Arteve Pamore on Friday, November 22, 2024

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.