“Rrënjët” e mjeshtrit Agim Sulaj!

Piktori i kompozimeve të fuqishme dhe portreteve hiperrealiste celi ekspozitën e tij në “Maritim Plaza Hotel” në Tiranë


Nga Dash Frashëri

“Rrënjët” e mjeshtrit Agim Sulaj!

Një eskpozitë piktorike befasuese që vjen në 112-vjetorin e Pavarësisë dhe 80-vjetorin e Çlirimit, përmes penelit mjeshtëror dhe frymëzimit unik të një piktori të mirënjohur, fitues i mbi 250 çmimeve ndërkombëtare.

Piktori vlonjat me banim në Itali, Agim Sulaj, u prezantua sërish dje para artdashësve me një përzgjedhje elitare në ekspozitën e tij të radhës personale në “Martitim Plaza Hotel”.

Të pranshimit, mes të tjerëve artistë të njohur të peizazhit, si Pashk Përvathi, kompozimit elegant si Buron Kaceli, skulporit monumental Ilmi Beati Kasemi, apo mozaicistit Saimir Strati, apo dhe emra të tjerë të rëndësishëm të arteve pamore, si Qazim Arifi, Maksim Bushi, Pëllumb Bylyku, Erieta Koliqi Gajtani, Petraq Pecani, Flamur Vathi, studiuesit Ylli Drishti dhe Agim Janina, e shumë të tjerë, shijuan një eskpozitë mbresëlënëse.

Ceremoninë protokollare e hapi vetë piktori Agim Sulaj, i cili e konsideroi “një festë hapjen e ekspozitës dhe një kënaqësi rikthimin në Tiranë”, duke falënderuar të pranishmit.

Studiuesi i artit, Ylli Drishti, një njohës i hershëm i stilit dhe tematikës piktorike të Sulajt, theksoi se “vërtet Gimi është larg dhe jeton në Rimini (të Italisë), por në fakt, po të shohim motivet e punimeve që janë në këtë ekspozitë, janë motive shqiptar. Aty janë copëza nga historia, luftëtarë, portrete, që më mënyrën e tij të pikturimit të tij hiperrealist na jep karaktere që kuptohen menjëherë që janë shqiptarë”.

Studiuesi tjetër i artit, Agim Janina, bëri një përshkrim retrospektiv të Agim Sulajt, nga fillimet e tij në karikaturë dhe publikimet e tij në balloren e revistës satiriko-humoristikë “Hosteni”, në fund të viteve 1970, duke shfaqur një konceptim të ri të karikaturës shqptare, por dhe ecurinë e shkëlqyer të karrieres së tij piktorike.

Një ekspozitë e bukur, e gjitha për ta shijuar!

DISA NGA PUNËT E EKSPOZITËS

 

Lexo më shumë nga

Agim Sulaj, një artist imponues!

"Sjell me sqimën e vet prej Mjeshtri dhe kryemjeshtri, portretet dhe punët antologjike"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.