Naxhi Bakalli, “Botiçeli” i Tiranës!

Bakalli do të jetoj në shekuj me madhështi, sepse lindi e u rrit në “humusin estetik” të bukurisë dhe harmonisë


Nga Ilmi Kasemi Beati

N A X H I B A K A L L I
B O T I C E L L I I T I R A N Ë S

Ai pa atë që e shikonin të gjithë.

Pa natyrën e veshur, shtëpinë e veshur dhe veshjen e njeriut.

Ai pa atë që erdhi si prurje e dukjes në art antikitetin, bizantin, mesjetën e vonë dhe epokën moderne.

Në fillim pikturoi si Caravaggio, mandej vijoi me violencë të vizatoj si dinte e donte vetë, me simfoni linjash, figurat njerëzore me lëvizje të skajshme e vibrante dhe me korin e dekoracioneve të larmishme, të para në veshjet popullore dhe shumicën mandej të krijuar nga vet ai në harmoni perfekte me frymën dhe bukurinë folklorike.

Simfonia e vijave, shenjave, dekoracioneve janë të pakohëta e të pahapësirëta, janë edhe pa lëndë(materje).

 

Por vizatimet, pikturat dhe muralet e tij nuk kanë lëndë natyrale e hapësirë tredimensionale, por lëndën, frymën dhe esencën përmbajtësore që pulson vetëm në Art.

Me të gjitha këto cilësi që bëhen të dukshme me egzigjencë të pa lëkundur në gjashtë apo shtatë dekada, ai ka një homolog në anën tjetër të Adriatikut, të madhin Botticelli, çuditërisht edhe shumë të ngjashëm në frymëzim, ku Boticelli e pa mitologjinë si folk ndërsa Bakalli folkun si mit dhe kjo u shpërfaq konkretisht, jo vetëm në retorikë, por edhe në atë që quhet refuzim i standartit kohërave respektive.

 

Prirjen, stilistikën apo manierën kolektive, ata e anashkaluan duke reaguar me prirjen, stilistikën dhe minierën e individuale.
Bakalli ka manierën e vet dhe në se do të quhej manierist kjo do ta dëmtonte aq sa ka dëmtuar jo vetëm Botticellin por edhe Buonarrotin.

Ti afrohesh manierës së Bakallit është e rrezikshme, sepse humb fytyrën tënde.

Ky është tipari i të mëdhenjve.

Të tre mbiemrat e tyre nisin me të njëjtën manierë, me të njëjtë shkronjë “B”.

I uroj përzemërsisht Naxhi Bakallit, shëndet e krijimtari në vazhdimësi, Piktorit Contemporan, Mjeshtrit të Madh, Artistit e profesorit inteligjent e të ditur dhe më influentin e brezit të tij.

Ky emër i madh do jetoj në shekuj me madhështi, sepse lindi e u rrit në “humusin estetik” të bukurisë dhe harmonisë së popullit të vet.

Tiranë
12.12.2024

Naxhi Bakalli, “Botiçeli” i Tiranës!

Bakalli do të jetoj në shekuj me madhështi, sepse lindi e u rrit në "humusin estetik" të bukurisë dhe harmonisë

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.