“Këshillat e BliArt”: 3 Strategji afatgjata për shitjen e veprave të artit
3 Strategji: Krijo një portal online – Zgjidh një kurator me eksperiencë – Bashkëpuno me një bloger
“Këshillat e BliArt”
3 STRATEGJI AFATGJATA për shitjen e veprave të arteve pamore:
1. Krijo një portal online dinamik, interaktiv dhe ekspozo rregullisht punët e tua më të fundit, por dhe ato të arkivës personale. Vendos të dhënat bazë: titullin, teknikën, përmasat, çmimin. Një historik ekspozita apo çmimesh të akorduara në rast se keni.
2. Zgjidh një kurator me eksperiencë në organizimin e ekspozitave dhe që ka lidhje ndërkombëtare me galeri të ndryshme në botë. Është një mundësi e madhe për shitje.
3. Bashkëpuno me një bloger online që shkruan për artet pamore, apo me gazetarë të kulturës në televizion apo shtypin e shkruar. Do të keni mundësi që të jeni në vëmëndjen e dashamirësve apo koleksionistëve të artit.