“Këshillat e BliArt” – 3 Strategji të shpejta për shitjen e veprave
3 Strategji: Shitje direkt te klienti – Bashkëpunim me Galeritë – Ekspozitë personale ose kolektive
“Këshillat e BliArt – Art në Shitje”
3 Strategji të shpejta për shitjen e veprave të arteve pamore:
1 – Shitje direkt te klienti. Kjo kërkon një bazë njohje blerësish të artit tënd, përfshirë koleksionistët. Nuk ka kosto indirekte. Thjesht çmim shitblerje, me marrëveshje direkte. Aktualisht forma më efikase.
2 – Bashkëpunim me Galeritë e Artit. Ka shumë artistë dhe krijime veprash dhe pak galeri për t’i ekspozuar ato. Galeritë me emër krijojnë mundësi të mira ekspozimi. Kanë vizitorët dhe klientët e tyre. Mediat kushtuar artit – si DashArt.al – mund të shkruajnë rreth veprave tuaja. Duhet kontratë dhe marrëveshje për anën financiare të kostove të ekspozimit, por dhe blerje punësh në raporte të qarta: përqindja varet nga autoriteti i galerisë dhe pesha e artistit. Kohë e gjatë ekspozimi. Pjesë e fondit të galerisë.
3 – Hapja e një ekspozite personale apo një ekspozite kolektive tërheq gjithmonë vëmëndjen e shtuar të masmedias televizive, asaj të shkruar apo online. Pjesëmarrja me një garë të brendshme artistësh, kërkon tematikë të veçantë, cilësi realizimi profesionale, për të tërhequr vëmëndjen e blerësve të mundshëm apo koleksionistëve të artit. Kostot janë personale, apo të ndarë me pjesëmarrësit e tjerë. Afat kohor i përcaktuar ekspozimi.