“Linzer Nachrichten”: Balotazhi i kandidatëve për kryebashkiakë në portretet e Gazmend Freitag
Freitag ka vizatuar mjeshtërisht dy kandidatët për kryetar bashkie të qytetit të Linz në Austri, Dietmar Prammer dhe Michael Raml
Piktori i mirënjohur shqiptar me banim në Austri, Gazmend Freitag, me vizatimet e tij ka tërhequr si zakonisht vëmendjen e mediave.
Freitag me nje gjetje gjeniale ka vizatuar mjeshtërisht dy kandidatët për kryetar bashkike të qytetit të Linz, kryeqyteti i Austrisë së Epërme dhe qyteti i tretë më i madh në Austri.
“Më 26 janar, zgjedhjet e balotazhit për zyrën e bashkisë së Linzit do të zhvillohen midis Dietmar Prammer (PS) dhe Michael Raml (FP). Piktori i Linzit, Gazmend Freitag i portretizoi të dy”, kështu shkruan gazeta e qytetit të Linz, “Linzer Nachrichten”.
Kandidati Ditmar Prammer
Kandidati Michael Raml
Pak ditë më parë, “Fan Noli” erdhi në art, përmes penelit të piktorit të njohur shqiptar, Gazmend Freita, me studio dhe aktivitet në Linz të Austrisë.
Në fakt, bëhet fjalë për një portret historik të tij.
Piktori Freitag e kishte vizatuar Nolin më parë, por për shkak edhe të interesimit të lartë, ai vendosi ta pikturojë ish-kryeministrin shqiptar.
Gazmendi është gjithmonë në kërkim të tematikës krijuese të veçantë.
“K’cimi i Tropojës”, vallja e famshme shqiptare e Tropojës, e pranuar së fundi si vlerë unike dhe origjinale në UNESCO, e ka frymëzuar piktorin nga Kosova, i cili krijon prej disa dekakash në Perëndim.
Valltare në kompozimin e Freitag është topmodelja e pasareleva ndërkombëtare Emina Çunmulaj, e fotografuar nga fotografi me reputacion botëror, Fadil Berisha.