Afresket e mrekullueshme të vëllezërve Zografi në Manastirin e Shën Pjetrit dhe Pavlit, në Vithkuq

Manastiri i Shën Pjetrit dhe Pavlit (Vithkuq) ruan afreske të jashtëzakonshme, pikturuar në vitin 1763 nga mjeshtrit ikonografë Kostandin dhe Athanas Zografi.


Manastiri i Shën Pjetrit dhe Pavlit (Vithkuq) ruan afreske të jashtëzakonshme, pikturuar në vitin 1763 nga mjeshtrit ikonografë Kostandin dhe Athanas Zografi.

Këto afreske janë një dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë bizantine duke reflektuar mjeshtërinë e vëllezërve Zografi.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë publikoi në rrjetet sociale pamjet mahnitëse të afreskeve të këtij manastiri, i cili është një monument i rëndësishëm i kulturës dhe historisë së rajonit të Korçës. Ndërtuar në mesin e shekullit të 18-të, kjo strukturë e shenjtë ka kishën me një bazilikë trinefëshe, e cila ka një kupolë imponuese.

Ikonostasi, i punuar me teknikën e gdhendjes së rrafshtë në dru, është një prej veprave më tërheqëse të këtij manastiri, duke përmbajtur motive floreale dhe skena të përshtatura nga jeta e fshatit.

Manastiri ka një histori të pasur, duke shërbyer si qendër e jetës kulturore dhe fetare në zonën përreth. Sot, Manastiri i Shën Pjetrit dhe Pavlit është një destinacion i rëndësishëm turistik dhe një vend i qetë për reflektim dhe adhurim për besimtarët dhe të interesuarit për historinë dhe kulturën e rajonit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ku Arti takon Kaosin!

Artisti plëngprishës shpesh përdor kontradikta dhe paradokse që sfidojnë pritshmëritë e shikuesit dhe krijojnë një tension

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.