“Ëndrra të ndryshkura” – arti i një Toke të Premtuar!

Piktori i mirënjohur shqiptar, Artur Muharremi, hap ekspozitën personale në Rouen, Francë (5 mars-30 prill 2025)


Nga Dash Frashëri

Piktori i mirënjohur shqiptar, Artur Muharremi, prej disa vitesh me banim në Parisin e artit, vjen me nje ekspozitë të mrekullueshme personale, “Ëndrra të ndryshkura”, të hapur në hollin e Burgtherhould Hotel, në Rouen (5 mars-30 prill 2025).

Pikturat e Artur Muharremit kanë brenda tyre magjinë, misterin dhe bukurinë e pafund. Çdo detaj lëmohet dhe përkëdhelet nga peneli dhe shpirti i tij.

“ËNDËRRA TË NDRYSHKURA” është një seri e inspiruar nga gjithë këto vetura fantazma, që i gjejmë të abandonuara, por që ato me prezencën e tyre kryenece, na tregojnë historitë e tyre, të cilat janë të ngjizura në këta grumbuj hekurash të ndryshkur.

Ato mbajnë plagët e kohës, dëshmimtare të heshtura të një të kaluare që ne, mund të zgjedhim ta harrojmë… ose ta degjojmë.

 

Këto histori nga më të ndryshmet, më të çuditëshmet, ku asnjëra nuk ngjason me njëra tjetrën, kanë një gjë të përbashkët, kanë ate Epokë të Bukur, e cila sot në sytë e pluhurosur të kohës në të cilën jetojmë, është gati-gati e harruar nga gjërat sipërfaqësore dhe artificiale në të cilën fatkeqësisht shoqëria lundron.

Këto krijime janë thjeshtë një klithmë, një lutje e lëshuar në kujtim të një Toke të Premtuar, por tashmë të harruar…, shkruan piktori Artur Muharremi në postimin e tij.

Piktori Artur Muharremi bëri një bujë të jashtëzakonshme me veprën e tij “Para krijimit”, duke fituar edhe Çmimin e Parë në Ekspozitën Kombëtare të hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet në vitin 1989, dhe thyer kufizimet standarde e të ashtuquajturit “realizëm socialist” në artet pamore.

Artur Muharremi duhet parë si piktori shqiptar i nudove të bukura!

Veprat e artit që ai prezantoi aty karakterizoheshin nga një mjedis metafizik me kompozime, të mirëmenduara dhe të pikturuara me pasion dhe kujdesin e një profesionisti.

“Duhet te respektojmë veten dhe krijimet që bëjmë kudo që të jemi”, tha Artur Muharremi për DashArt.al

Artur Muharremi ka krijuar një individualitet artistik i veçantë, duke aplikuar teknika bashkëkohore të pikturës dhe mjete figurative komunikuese. Ekspozita të shumta të hapura në Shqipëri, Greqi, Francë, Itali, etj.

Ekspozita “Ëndrra të ndryshkura” është mirëpritur nga artadashësit francezë dhe të huaj.

“Prestanome”

"Mjeshtri i Madh" Helidon Haliti sjell një ekspozitë unike në Galerinë FAB (12-25 Mars). Kurator: Nodileh Itilah

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.