
Në shoqërinë e artit të Helidon Halitit!
“Ka konceptuar një emision kulturor artistik të quajtur “Midis dy botëve” në TVSH, tejet interesant, origjinal…”

Nga Prof. Dr. Josif Papagjoni
Sot nje grup miqsh ishim te ftuarit e piktorit dhe akuarelistit te mirenjohur Helidon Haliti: une, prof. Ymer Çiraku, prof. Ferid Hudhri, me pas na u bashkangjiten ne aventuren e bukur te dites edhe kinoregjisori i njohur e karikaturisti Bujar Kapexhiu dhe regjisori Ilir Harxhi. Shkuam ne Belsh. Qyteze qe çdo vit behet me e bukur, me turistike. Liqenet rrotull jane si ndoca sy te medhenj te tokes mbushur me ullinj e blerim, dhe mendja te shkonte te Sami Frasheri, qe e mendonte ate zone si kryeqytetin e Shqiperise. Sigurisht qellimi yne nuk ishte te shihnim Belshin, as te drekonim aty. Qellimi yne ishte te shihnim nje ekspozite te arteve pamore me punime te ndryshme, ne tipologji, teknika, zhanre e autore. Jo ne nje salle luksi e plot drite, por ne nje ish depo ushtrie e kthyer ne GALERI. Afermendsh qe ne e morem kenaqesine e dites, por ajo qe mua me mbresoi me shume ishte energjia, vizioni, vullneti dhe dija e Helidonit posaçerisht per artin e piktures. Ai na fliste me pasion e bindje te plote per penelatat, njollat dhe karakterin e pikturave, p.sh te Ismail Lulanit. Por dhe te piktoreve te tjere te njohur.
Mua piktura e tij me ka befasuar heret, vite me pare, qysh ne muzeun Mezuraj ne Tirane diku ne vitet ‘2000. Pash nje tjeter vegim e mendim prej piktures qe ai bente. Ishte i ri atehere, kishte nje pervoje prej piktori nga Greqia ku kishte emigruar. Te piktura e tij une pash se si endrra, kujtesat e moshes femijerore, perthyerjet mitologjike, te gjitha bashke sikur shkriheshin ne ide, asociacione dhe kompozime te habitshme, disa syresh surealiste, me dhi e gjela si bartes shtepish, udhetimesh e aventurash, sa dhe nje “primitivizem” qe hynte ne marredhenie te natyrshme me njeriun, me natyren, me simbolet e deshifrueshme. I gjithe ky peshtjellim ma ndizte mendjen e me ftonte ne pavione idesh grishese…
Kam shkruar mepastaj per akuarelet e tij te mrekullueshme, mbytur ne ngjyra e gjetje, shpesh me ate mugullim e flu qe shkrinte caqe dhe njesonte imazhe ne nje koreografi ngjyrash e objektesh, te cilat rrinin embel e embel ne paqen e natyres dhe te vete shpirtit te piktorit (lendina, male, shtepi, peme, bashtina, zhuka, ujana dhe bri tyre njerez, frymemarrje shpirtrash te animuara ne vizatim, ne ngjyre e ne kendmarrje). Ouuuu, mendoja, Helidoni qenka njejte si babai i tij, poeti i mirenjohur Faslli Haliti, sepse i menduari i tij estetik eshte pikerisht nje i menduar poetik…
E pra… pra… nuk do doja te qendroja gjate as te kjo ekspozite qe pame ne Belsh dhe as te krijimtaria piktorike e tij.
Kesaj here mua me rrembeu vete Helidoni, energjia dhe natyra e tij prej menazheri te vetvetes dhe te piktures qe ai ben. Me rrembeu vizioni i tij, menyra se si ai e sheh pikturen tashme si art, si proces realizimi dhe si dukuri me natyre sociale (siç ka bere me disa veprimtari, ku arti shkrihet me funksionet shoqerore, siç qe realizimi i disa muroreve ne fasadat e pallateve ne Tirane duke krijuar keshtu nje klime figurative miqesore e domethenese me njeriun). Helidoni ka nje shoqate piktoresh te akuarelit dhe hap ekspozita me artiste shqiptar dhe te ftuar nga bota, shkon vete ne vende te ndryshme dhe merr pjese ne ekspozita te shumta. Mediatik siç eshte, ai ka konceptuar nje emision kulturor artistik te quajtur “Midis dy boteve” ne TVSH, tejet interesant, origjinal, ku i ftuari i tij flet e bisedon me piktorin, ndersa piktori vete drejton diskutimin dhe njeherazi pikturon portretin e te ftuarit. E kush mund ta beje kete? Duhet te jesh jo vetem nje njohes i artit, siç Helidoni eshte (nje pedagog i veçante ne Universitetin e Arteve), por te jesh edhe nje piktor i shkathet e me pervoje si profesionist, sepse brenda nje ore ai duhet ta pikturoje portretin e te ftuarit qe ka perballe. Une vete jam habitur kur kam pare portretin tim teksa isha i ftuar i pyetjeve te tij si dhe lojes se penelit dhe ngjyrave. Ai pyeste, fliste, ngacmonte dhe… dhe pikturonte…
Do doja te thoja dhe nje gje tjeter, mbase e veçante dhe guximtare. Helidoni aty ne kodrinat e Belshit ka marre me qira nje ish depo te stergjate te ushtrise dhe e ka kthyer ne GALERI ARTI. Ai synon te organizoje aty ekspozita, koloni piktoresh, ta ktheje pak nga pak ne nje medium takimesh mes piktoreve, ballafaqime pervojash piktorike, pse jo dhe ne nje lloj aseti turistik ku te nderveprojne arti me jeten qyretese, shkollen, edukimin estetik te nxenesve e te rinjve. Fantazia e tij leviz, mendja projekton gjera te bukura, por eh… duhet edhe mendja e njerezve te pushtetit vendor, madje edhe e Ministrise se Kultures qe ta perkrah kete dimension e nisme inreresante, qe s’eshte vetem e Helidonit dhe per Helidonin, por per artin shqiptar.
…Helidoni eshte njeri i medies, kupton prej saj, njeh pushtetin e televizionit etj. Me merite ai eshte zgjedhur anetar i Keshillit Drejtues te RTSH. Por kandidon edhe per postin e kryetarit te ketij Keshilli. Me aq sa e njoh une, do te besoja qe ai e meriton ate post, me se pari per vizionin, dijen, profesionalizmin dhe energjine e tij te veçante…
Kaluam nje dite te bukur me ty Helidon, na respektove e na begenise, folem per artin, kaluan 8 ore si ne nje fluturim zogu, dhe sikur e prekem me dore mistiken e artit. Une mesova prej teje… Dhe biseda jone s’mbaronte. Kenaqesi qe te kemi mik, i nderuar artist.